|
Moduli permban te gjithe elementet e nevojshem qe ndihmojne NjQV te ngrejne kapacitetet e stafit te tyre teknik dhe ne te njejten kohe te lehtesojne hartimin dhe zbatimin e planifikimit strategjik dhe operacional, duke perfshire:
- Decentralizimi, kuptimi i termave te perdorur dhe parimet, dhe lidhja me planifikimin strategjik
- Prezantim i legjislacionit per qeverisjen vendore
- Percaktimi i misionit, politikave te administrimit dhe drejtimit ne Bashki
- Planifikimi Strategjik Vendor si pjese integrale e OBZh te mileniumit
- Moduli i Planifikimit Strategjik ne nivel lokal; hapat; rolet dhe pergjegjesite e autoriteteve lokale
- Pjesmarja qytetare ne planifikimin strategjik
- Planifikimi operacional, qellimi, objektivat, veprimtarite dhe rezultatet
Moduli perfshin teknika per Trajnimin e Trajnereve dhe forma per vlersimin e trajnimit. Moduli mund te gjendet ne zyren e IKU-t ne Tirane.
|