English
Indeks Pershtypje Kontakto
Publikime
     

Manuali per Prokurimet Publike

Zhvillimi i reformes se decentralizimit ne Shqiperi ka terhequr vemendjen e shume partnereve nderkombetare, te cilet e shohin forcimin e rolit te organeve te qeverisjes vendore si faktor shume i rendesishem per nje qeverisje demokratike te qendrueshme ne perputhje me standardet evropiane

Ky manual eshte hartuar nga Instituti i Kerkimeve Urbane dhe aprovuar nga Ministria e Qeverise Vendore dhe Decentralizimit ne Shqiperi.

 

Perberja e konsulenteve te angazhuar nga Instituti Kerkimeve Urbane, dhe ekspertiza e tyre ne fushen e prokurimeve ishin nje garanci per plotesimin e kerkesave te projektit dhe pergatitjen e nje Manuali me nivel te larte dhe te dobishem per te zgjedhurit vendore dhe administratat e tyre. 


Manuali “Per Sherbimin e Prokurimeve Publike” ne ndihme te njesive te qeverisjes vendore synon qe te sherbeje si literature e nevojshme per personat qe jane te interesuar dhe punojne ne fushen e prokurimeve me fonde publike.
Ne veçanti Manuali trajton:

 

  • Konceptet baze te pranuara pergjithsisht per prokurimet
  • Nje komentar te legjislacionin shqiptar per prokurimet
  • Nje pershkrim te hollesishem per menaxhimin e proçesit te prokurimit
  • Koncepte te pergjitheshme mbi kontraten dhe menaxhimin e ciklit te plote te kontraktimit te punimeve, mallrave dhe sherbimeve
  • Teknikat e vleresimit te ofertave