English
Indeks Pershtypje Kontakto
Projekte ne Zbatim»BELLS
     

Mbrojtje Rajonale e Mjedisit, Veprim dhe Kohezion nė Ballkanin Perėndimor (REA)

 

Projekti "Mbrojtje Rajonale e Mjedisit, Veprim dhe Kohezion nė Ballkanin Perėndimor" (REA) ėshtė nismė rajonale e zbatuar nė 6 vende tė Ballkanit Perėndimor (Shqipėri, ku IKU ėshtė dhe partneri kombėtar, Mal i Zi, Serbi, Maqedoni, Kosovė dhe Bosnje&Hercegovina), me qėllim ndėrgjegjėsimin e vendimmarrėsve dhe grupet e interesit, qė ēėshtjet e mjedisit dhe zhvillimit tė qėndrueshėm tė shihen si prioritete nė axhendėn kombėtare.


Zbatimi i projektit nė Shqipėri ka filluar nė dhjetor 2009 dhe ka pėrfunduar nė shkurt 2011, me financim tė Ambasadės sė Mbretėrisė sė Vendeve tė Ulta.

 

Fokusi i projektit REA ka tė bėjė me rritjen e numrit tė anėtarėve tė Kuvendit tė motivuar pėr tė pėrmirėsuar ligjet dhe politikat kombėtare pėr mjedisin, rritjen e nismave tė anėtarėve tė Kuvendit nė fushėn e mjedisit etj.

Nė kuadėr tė REA-s mori jetė edhe "Lėvizja Bells", e mbėshtetur nga programi rajonal pėr mjedisin i Ambasadės sė Mbretėrisė sė Hollandės. Misioni i Lėvizjes Bells ėshtė tė jetė lider i zhvillimit tė qėndrueshėm nė vendet e Ballkanit Perėndimor. Anėtarėt e Lėvizjes Bells, besojnė se nuk ka limite dhe kufinj administrativė pėr ēėshtjet e mjedisit, nuk ka ngjyra tė partive politike dhe vetėm nėpėrmjet dialogut, bashkėpunimit dhe pėrputhshmėrisė sė legjislacionit mund tė arrihen ndryshime pozitive nė kėtė fushė.

 

Qė nga fillimi i zbatimit tė projektit nė Shqipėri, Lėvizja Bells ka qenė aktive me disa aktivitete tė rėndėsishme nė mbrojtje tė mjedisit. Duke nisur nga data 7 dhjetor, 2009, Instituti i Kėrkimeve Urbane, si partneri kombėtar i projektit REA dhe Lėvizjes Bells nė vendin tonė, me pjesėmarrjen e Ambasadorit tė Mbretėrisė sė Hollandės nė Tiranė dhe Kryetarin e Komisionit Parlamentar pėr Aktivitetet Prodhuese, Tregtinė dhe Mjedisin nė Kuvend, z. Jemin Gjana, organizoi njė konferencė shtypi pėr t’i pėrēuar njė mesazh tė pėrbashkėt Parlamentit, Qeverisė, partive politike, shoqėrisė civile, dhe aktorėve tė tjerė tė interesit, gjithashtu edhe Konferencės sė Kombeve tė Bashkuara mbi Ndryshimet Klimatike, qė tė marrin masa pėr veprim tė menjėhershėm nė pėrmirėsimin e mjedisit pėr tė shmangur efektet e ndryshimeve klimatike.

 

Ky aktivitet i rėndėsishėm u pasua nga njė tjetėr tryezė, ajo e datės 17 Shkurt, 2010, ku u krijua Koalicioni Kombėtar i Mjedisit nė Shqipėri. Nė takim u realizua me sukses ngritja e kėtij organi tė pėrhershėm tė Lėvizjes Bells, i cili pėrbėhet nga pėrfaqėsues tė ndryshėm, pėrfshirė Kuvendin me anėtarė tė Partisė Demokratike dhe Partisė Socialiste; pėrfaqėsues nga qeverisja vendore me kryetarė bashkish, shoqėria civile, media, pėrfaqėsues tė biznesit dhe njerėz tė tjerė me influencė. Sot janė mbi 90 anėtarė tė Koalicionit Kombėtar tė Mjedisit qė kanė nėnshkruar Memorandumin e Mirėkuptimit, duke treguar interes nė krijimin e njė forumi jetėgjatė pėr diskutimin e ēėshtjeve mjedisore.

Tė tjera takime vijuan me kryetarė tė ndryshėm tė Bashkive nė Shqipėri, si me kreun e Bashkisė sė Orikumit, z. Kanan Braho; atė tė Korēės, z. Niko Peleshi; tė Lezhės, z. Viktor Tusha; tė Pėrmetit, Ēorovodės, etj. dhe anėtarėt e kėshillave Bashkiak tė qyteteve tė mėsipėrme, tė cilėve i’u janė prezantuar standardet e Lėvizjes Bells dhe qėllimet e projektit REA. Mandej, kėto Bashki kanė nėnshkruar njė Memorandum Bashkėpunimi me Lėvizjen Bells, duke pėrkrahur interesin nė ēėshtjet mjedisore.

 

Njė tjetėr aktivitet shumė i rėndėsishėm i Lėvizjes Bells ishte ai i datės 28 prill 2010, ku objektivat e saj u bėnė tė njohura nė njė mbledhje tė Komisionit Parlamentar tė Aktiviteteve Prodhuese, Tregtisė dhe Mjedisit nė Kuvendin Shqiptar. Fokusi i takimit ishte prezantimi i standardeve tė Bells pėr anėtarėt e komisionit, tė cilėt treguan njė interes tė veēantė pėr projektin REA. Pas kėtij takimi, Koordinatori Kombėtar i Bells-it nė Shqipėri organizoi tė tjera takime dhe dėgjesa me anėtarėt e komisionit, me tė cilėt ėshtė krijuar njė bashkėpunim i ngushtė pėr ēėshtjet e zhvillimit tė qėndrueshėm dhe mjedisit.

 

Nė 13 maj, 2010 Lėvizja Bells mbajti tryezėn kombėtare tė Koalicionit Kombėtar tė Mjedisit, e organizuar nga Instituti i Kėrkimeve Urbane, nė bashkėpunim me Ministrinė e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit tė Ujėrave, pėr tė diskutuar Strategjinė Kombėtare tė Menaxhimit tė Mbetjeve dhe Planin Kombėtar pėr Menaxhimin e Mbetjeve nė Shqipėri. Me pjesėmarrjen e mbi 80 vetėve, tryeza theksoi se dokumentet kanė njė rėndėsi tė veēantė pėr shkak tė gjendjes sė dobėt nė tė cilin kryhet aktualisht ky proces nė vendin tonė.

 

Nė 5 qershor 2010, Lėvizja Bells organizoi njė koncert rock nė Ditėn Botėrore tė Mjedisit, ku morėn pjesė mbi 200 njerėz. Ky koncert u zhvillua njėkohėsisht edhe nė 5 vendet e tjera tė Ballkanit Perėndimor, mė qėllim pėr t’iu adresuar vendimmarrėsve shqiptarė rėndėsinė qė po marrin ēėshtjet e mjedisit. Gjatė koncertit mė shumė se 300 qytetarė nėnshkruan Deklaratėn e Qytetarėve: Njė dokument i cili u kėrkon vendimmarrėsve, politikanėve dhe aktorėve tė interesit tė tregojnė mė shumė vėmendje ndaj mjedisit.

Procesi i mbledhjes sė firmave pėr Deklaratėn e Qytetarėve dhe Deklaratės VIP vijoi mė pas gjatė muajve tė verės, duke u shtrirė deri nė muajin nėntor, nė disa qytete tė vendit, pėrfshirė Tiranėn, Korēėn, Pėrmetin, Lezhėn, Kavajėn, Ēorovodėn, Pogradecin etj. Si rezultat i kėsaj fushate, Lėvizja Bells mbllodhi afėrsisht 10.000 firma nga qytetarė tė ndryshėm, tė cilėt shprehėn mbėshtetjen e tyre pėr tė nxitur vendimmarrėsit qė tė tregojnė mė shumė vėmendje ndaj mjedisit. Nė tė njėjtėn kohė, u mblodhėn edhe mbi 500 firma nga zyrtarė, drejtues institucionesh, funksionarė tė lartė, pėr Deklaratėn VIP, nėpėrmjet tė cilės ata treguan dėshirėn pėr tė bėrė diēka ndryshe pėr situatėn mjedisore nė Shqipėri. (Njė kopje tė dy Deklaratave janė nė link-et lart).

 

Aktiviteti kryesor i gjithė veprimtarisė sė Lėvizjes Bells nė Shqipėri ishte Konferenca Kombėtare "Vlerat dhe Standardet Mjedisore tė BE-sė", e mbajtur nė datėn 26 tetor 2010, nė Hotel Tirana International, me pjesėmarrjen e 120 tė ftuarve, anėtarė tė Lėvizjes Bells nė Shqipėri dhe nė rajon dhe tė ftuar tė tjerė. Konferenca pati si qėllim tė bėjė njė prezantim tė aktivitetit tė Bells-it nė Shqipėri gjatė vitit, tė ngrejė pėr diskutim, tė pėrkrahė dhe lobojė pėr disa ēėshtje mjedisore, tė cilat janė nė qendėr tė vėmendjes sė opinionit publik dhe qė pėrfaqėsojnė njėherazi detyrime pėr t’u plotėsuar nė rrugėtimin e vendit pėr integrimin nė BE.

 

Konferenca u pėrshėndet nga z. Fatmir Mediu, Ministėr i Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit tė Ujrave. Z. Mediu e veēoi Koalicionin Kombėtar pėr Mjedisin dhe Lėvizjen Bells si njė grupim qė i jep shoqėrisė Shqiptare emancipimin e nevojshėm me shtrirje shumė dimensionale, qė i ka kapėrcyer njėanshmėritė politike dhe qė krijon njė mundėsi pėr tė punuar sė bashku, tė sigurojė transparencėn dhe ekspertizėn e nevojshme pėr ēėshtjet e mjedisit dhe arritjen e standardeve evropiane.

 

Konferenca u pėrshėndet nga z. Jemin Gjana, Deputet, Kryetar i Komisionit pėr Aktivitetet Prodhuese, Tregtisė dhe Mjedisit nė Kuvendin e Shqipėrisė, znj. Noeke Ruiter, Ambasada e Mbreterisė sė Vendeve tė Ulta nė Shqipėri, znj. Mirjana Barbuloviē, Koordinatore Rajonale e Projektit REA dhe Lėvizjes Bells nė Ballkanin Perėndimor, etj.

Veē tė tjerash, pėr herė tė parė Konferenca nderoi me Ēmimin "Ambasador i Nderuar i Mjedisit":

 

1. Z. Xhemal Mato, Drejtor Ekzekutiv i "Ekolėvizja",
2. Z. Jemin Gjana, Deputet, Kryetar i Komisionit pėr Aktivitetet Prodhuese, Tregtisė dhe Mjedisit nė Kuvendin e Shqipėrisė, 
3. Qendrėn Rajonale tė Mjedisit (REC) Zyra Shqipėri,
4. Kėshillin e Qarkut Elbasan,
5. Z. Bardhyl Baltėza, Kryetar i Shoqatės Shqiptare tė Ricikluesve,
6. Znj. Ina Kasimati, mėsuese Shkolla e Mesme e Pėrgjithshme A.Z. Ēajupi,
7. Konferenca nderoi me Ēmim Mirėnjohje Ambasadėn e Mbretėrisė sė Holandės nė Tiranė dhe z. Lek Gjiknuri me Ēmimin Ambasador i Nderuar i Mjedisit, Post Mortum.

 

Disa nga rezultatet e REA-s dhe Lėvizjes Bells janė:
- Rritja e bashkėpunimit ndėr-sektoral nė vendet e Ballkanit Perėndimor lidhur me ēėshtjet e mjedisit
- Rritja e bashkėpunimit rajonal dhe shkėmbimi i eksperiencave pėr politikat dhe nismat qė lidhen me mjedisin nė rajonin e Ballkanit Perėndimor
- Rritja e njohurive tė aktorėve tė interesit dhe qytetarėve tė Ballkanit perėndimor mbi vlerat dhe standardet mjedisore tė BE-sė