English
Indeks Pershtypje Kontakto
Projekte»Zhvillimi Lokal dhe Rajonal
     

Projekti pėr Rritjen e Besueshmėrisė sė Kredidhėnies (PRBK)

BERZH ka nisur Projektin pėr Rritjen e Besueshmėrisė sė Kredidhėnies (PRBK) pėr Bashkinė e Tiranės pėr tė ofruar asistencė teknike nė fushėn e menaxhimit financiar. Projekti synon nxjerrjen e njė teprice tė mjaftueshme buxhetore, sigurimin e parave tė mjaftueshme pėr tė realizuar shlyerjen e borxheve dhe shėrbimin e huasė (duke pėrfshirė interesin) dhe stabilizimin e ruajtjen e kėsaj situate pėr periudhėn e ripagimit tė huasė. Projekti pėr Rritjen e Besueshmėrisė sė Kredidhėnies pėr Bashkinė e Tiranės ėshtė nė linjė me kuadrin e Qeverisė sė Republikės sė Shqipėrisė pėr decentralizimin fiskal dhe konsiderohet nga Bashkia e Tiranės jo vetėm si njė projekt pėr asistencė teknike nė funksion tė huamarrjes, por, edhe si njė projekt i forcimit tė kapacitetit tė menaxhimit financiar tė Bashkisė sė Tiranės pėrpara hyrjes nė tregjet e brendshme dhe tė jashtme financiare.

 

Banka Evropiane pėr Rindėrtim dhe Zhvillim (BERZH) nė kuadėr tė financimit tė investimeve kapitale tė bashkisė me anė tė pėrdorimit tė huave synon forcimin  e sistemit tė menaxhimit financiar dhe rritjen e besueshmėrisė nė funksion tė dhėnies sė huave pėr bashkinė. Pėr kėtė qellim, BERZH ka nisur Projektin pėr Rritjen e Besueshmėrisė sė Kredidhėnies (PRBK) pėr Bashkinė e Tiranės duke pėrzgjedhur SGI Studio Galli Ingegneria SpA (SGI) dhe homologet e saj SST Consult, Institutin e Kėrkimeve Urbane (IKU), dhe Agjencinė pėr Zhvillim Ekonomik tė Qėndrueshėm (AZHEQ) si konsulentė pėr tė dhėnė asistencė teknike pėr bashkinė e Tiranės nė fushėn e menaxhimit financiar. Objektivi i Projektit pėr Rritjen e Besueshmėrisė sė Kredidhėnies pėr Bashkinė e Tiranės ėshtė nxjerrja e njė teprice tė mjaftueshme buxhetore, sigurimi i parave tė mjaftueshme pėr tė realizuar shlyerjen e borxheve dhe shėrbimin e huasė (duke pėrfshirė interesin) dhe stabilizimi e ruajtja e kėsaj situate pėr periudhėn e ripagimit tė huasė. Metoda pėr arritjen e qėllimit presupozon qė forcimi i besueshmėrisė pėr kredidhėnie do tė arrihet nėpėrmjet pėrmirėsimit tė menaxhimit financiar pas vėnies nė pėrdorim tė praktikave mė tė mira ndėrkombėtare tė menaxhimit financiar bashkiak. Projekti pėr Rritjen e Besueshmėrisė sė Kredidhėnies pėr Bashkinė e Tiranės ėshtė nė linjė me kuadrin e Qeverisė sė Republikės sė Shqipėrisė pėr decentralizimin fiskal. Qeveria e Republikės sė Shqipėrisė ka formuluar njė projekt ligj pėr huamarrjen e qeverisjes vendore i cili pritet tė miratohet nga Kuvendi i Shqipėrisė. Si pasojė, Projekti pėr Rritjen e Besueshmėrisė sė Kredidhėnies pėr Bashkinė e Tiranės konsiderohet nga kjo e fundit jo vetėm si njė projekt pėr asistencė teknike nė funksion tė huamarrjes, por, edhe si njė projekt i forcimit tė kapacitetit tė menaxhimit financiar tė Bashkisė sė Tiranės pėrpara hyrjes nė tregjet e brendshme dhe tė jashtme financiare. Instrumenti i ri i financimit tė investimeve kapitale me anė tė pėrdorimit tė huave do tė bėjė tė mundur qė bashkia tė shpejtojė investimet nė infrastrukturė dhe zhvillim. Kjo do tė rezultojė nė njė rritje domethėnėse tė cilėsisė sė shėrbimit infrastrukturor duke sjellė, nė kėtė mėnyrė, pėrmirėsimin e standardeve tė jetesės sė qytetarėve.