English
Indeks Pershtypje Kontakto
Projekte»Zhvillimi Lokal dhe Rajonal
     

Planifikimi Urbane me Pjesemarrje

Instituti i Kerkimeve Urbane eshte kontraktuar nga Ambasada Amerikane ne Shqiperi per te zbatuar projektin "Planifikimi Urban me Pjesemarrje". Pas perzgjedhjes se qeverise vendore qe do te perfshihej ne kete projekt, qe eshte Kavaja, IKU ka filluar me zbatimin e projektit.



 

Kontrate me:Komisioni i Granteve te Vogla per Demokracine, Ambasaden e Shteteve te Bashkuara te Amerikes

Koha e kryerjes:

Data e fillimit: Shtator 2006                      Data e përfundimit: Shkurt 2007

 

Instituti i Kerkimeve Urbane po e zbaton kete projekt nepermjet aktiviteteve qe nxisin/rrisin kerkesen per nje qeverisje me te mire dhe forcimin e pjesemarjes qytetare ne proceset e qeverisjes ne Shqiperi. Planifikimi Urban me Pjesemarje (PUP) ne Shqiperi, eshte hartuar me qellim qe te permiresoje qeverisjen vendore dhe besimin ne Shqiperi duke (i) ngritur kapacitetet e zyrtareve lokal dhe grupeve qytetare per tu perfshire ne konsultime qe jane te fokusuara dhe orientuar drejt zgjidhjes se problemeve te komunitetit dhe, (ii) prezantimi i mekanizmave afatgjate dhe afatshkurter per institucionalizimin e zerit qytetar ne vendimarrje ne qeveri. Objektivi afatgjate eshte krijimi i mundesive per perfshirje qytetare ne vendimarje.

 

Aktivitetet qe realizohen gjate Planifikimit Urbane me Pjesemarrje testojne mekanizmat qe rrisin pjesmarrjen qytetare ne vendimarje ne procesin e planifikimit urban dhe zbatimit ne Shqiperi. Rezultati  i  pritshem nga metoda e planifikimit urban me pjesemarrje eshte qe t’u ofroje qytetareve mundesi qe te marrin pjese ne procesin e vendimarjes se qeverisjes vendore gjate planifikimit urban dhe te testoje mekanizmat qe nxisin kete pjesemarje.

 

Projekti u zbatua brenda 6 muajve, duke filluar ne 1 shtator, 2006 deri me 28 Shkurt, 2007. Projekti u zbatua ne kater faza kryesore:

 

Ø       Faza e pare perfshiu Mobilizimin dhe Angazhimin e Akotreve Kryesore.

Ø       Faza e dyte kishte te bente kryesisht me grumbullimin e informacionit, ideve, interesave, sugjerimeve, nevojave dhe ceshtjeve te grupit te interesave

Ø       Gjate fazes se trete u realizua analizimi i i gjithe informacionit dhe u pergatit nje draft per zonimin funksional te qytetit.

Ø       Gjate fazes se katert u be finalizimi i draftit, u hartuan disa mekanizma monitorimi dhe vleresimi, u permblodhen mesimet5 e nxjerra gjate procesitdhe u realizua raporti finale.

 

 

 

Duke u bazuar ne disa kritere si: (a) deshira politike e qeverisjes vendore per te mare pjese; (b) ekzistenca e grupeve te organizuara te komunitetit  qe perfshihen ne aktivitetet e qeverisjes vendore; (c) deshira e qeverisjes vendore per t’u ofruar qytetareve informacion dhe per t’iu pergjigjur kerkesave te tyre; (d) deshira e qeverisjes vendore per t’u ofruar qytetareve hapesire per takimet e hapura ne procesin e planifikimit urban; (e)  qeveri vendore qe perfshin komunitetin ne takimet e keshillit bashkiak, si dhe ne procesin e buxhetimit; dhe, (f) vende ku ka presence te donatoreve te tjere qe mund te krijojne mundesi per sinergji; bashkia e Kavajes u zgjodh nder bashkite e tjera per te zbatuar kete projekt. Mareveshjet e mirekuptimit midis partnereve dhe qeverise vendore u nenshkruan ne menyre qe te siguroheshim qe te dy palet te ishin dakort per objektivat dhe zbatimin e projektit.

 

Roli i Institutit te Kerkimeve Urbane (IKU) ishte asistenca teknike. Ekspertet e IKU-t ne bashkepunim me ekspertet e bashkise se Kavajes ngriten nje komitet drejtues me pjesemarrjen e Bashkise, Keshillit Bashkiak, Departamentit te Urbanistikes ne Bashki, Shoqerise Civiledhe aktoreve te tjere kryesore.

 

Nje nga komponentet kryesore te zbatimit te fazes se pare ishte fushata e informimit. Aktivitetet e organizuara gjate kesaj faze kishin lidhje me teper me terheqjen e vemendjes qytetare dhe shtimin e interesit te tyre per perfshirje ne mbledhjet e hapura ne menyre qe te jepnin kontributin e tyre ne procesin e planifikimit urbane. Gjate kesaj faze u organizuan aktivitete te ndryshme si p.sh.:

 

  • Njoftime publike nepermjet kanalit televizive lokale 2A mbi rendesine e pjesemarrjes se komunitetit ne mbledhjet e hapura qe do organizoheshin per gjashte lagjet e Kavajes.
  • Nje forme tjeter informimi ishte dhe vizitat neper shtepi.
  • Ne gazeten lokale te Forumit Qytetare “Komuniteti dhe Qeverisja” u botua nje artikull qe jepte informacion mbi projektin dhe aktivitetet qe do organizoheshin ne kuader te projektit.
  • Gjithashtu, po ne te njejten gazete u botuan dhe artikuj te ndryshem mbi opinionin e qytetareve per zbatimin e ketij projekti.

 

 

Takimi i pare u organizua me pjesemarrjen e aktoreve kryesore dhe disa perfaqesues te komunitetit (institucione qeveritare dhe jo qeveritare, perfaqesues te grupeve te ndryshme te interesitpersonalitete lokale, etj...). Ne takim moren pjese me shume se 40 pjesemarres dhe nga keto me shume se 15 ishin gra. Takimi u organizua net re pjese:

-          Pjesa e pare jepte nje pershkrim te shkurter te projektit dhe komponenteve kryesore te tij, aktivitetet qe do zhvilloheshin per secilen faze, etj...

-          Pjesa e dyte e takimit u konsiderua si nje hapesire per pyetje – pergjigje, sugjerime dhe rekomandime nga te ftuarit;

-          Ne pjesen e trete pjesemarresit u inkurajuan qe te zgjidhnin anetaret per komitetin drejtues. Gjate kesaj u identifikuan 8 grupe:

·         Grupi i sherbimeve;

·         Grupi i mjedisit;

·         Grupi i eksperteve Ligjore;

·         Grupi i eksperteve te urbanistikes dhe ndertimit;

·         Grupi i Biznesmeneve;

·         Group of Eksperteve sociale dhe kulturore;

·         Group of shoqerise civile;

·         Grupi i trafikut rrugor

 

Mbas ketij takimi u organizuan tre takime te hapura me perfaqesues te gjashte lagjeve te qytetit te Kavajes. Edhe gjate ketyre takimeve u be nje prezantim i shkruter i projektit, por koha me e madhe iu la sugjerimeve te qytetareve perderisa qellimi i takimeve te hapura ishte qe te grumbulloheshin idete, mendimet, sugjerimet, rekomandimet dhe problemet qe parashtronin qytetaret ne lidhje me te ardhmen e zhvillimit te qytetit.

 

Gjate takimit te pare me perfaqesuesit e qeverise vendore te Kavajes, ekspertet e IKU-t u informuan per ceshtje te manaxhimit urban te qytetit. Bazuar ne kete informacion, ekspertet e IKU-t arriten ne konkluzionin se kishte mungese te dokumentacionit baze I nevojshem per zonimin funksional. Keto boshlleqe do e benin me te veshtire punen e bashkise se Kavajes (sidomos per Departamentin e Urbanistikes). Disa nga keto boshlleqe jane:

 

1.       Vija e ndertimeve dhe vija e administrimit nuk perputhen

2.       Bashkia e Kavajes zoteron vetem harten e Zonave Urbane dhe rrjetit rrugor. Mungon rregullorja per zhvillimin e zonave ne vecanti.

3.       Nuk ekziston nje harte e dixhitalizuar e Kavajes per gjendjen aktuale. 

 

Ne menyre qe te kaloheshin keto pengesa, IKU mbeshteti ekspertet e bashkise se Kavajes qe te grumbullonin dhe siguronin dokumentacionin e nevojshem. IKU ne bashkepunim me perfaqesues te bashkise se Kavajes, ekspertet lokale, dhe komunitetin do jene ne gjendje te hartojne nje mjet I cili do ti paraprije zhvillimit urban te qytetit te Kavajes.