English
Indeks Pershtypje Kontakto
Projekte»Zhvillimi Lokal dhe Rajonal
     

Planifikimi Urban me Pjesemarrje ne Bashkine e Orikumit.

Instituti i Kerkimeve Urbane ka pergatitur kete projekt ne menyre qe te organizoje dhe nxisin kerkesen per nje qeverisje me te mire dhe forcimin e pjesemarjes qytetare ne proceset e qeverisjes ne Shqiperi.

Planifikimi Urban me Pjesemarje (PUP) ne Orikum, eshte hartuar me qellim qe te permiresoje qeverisjen vendore dhe besimin ne ne bashkine e Orikumit duke (i) ngritur kapacitetet e zyrtareve lokal dhe grupeve qytetare per tu perfshire ne konsultime qe jane te fokusuara dhe orientuar drejt zgjidhjes se problemeve te komunitetit dhe, (ii) prezantimi i mekanizmave afatgjate dhe afatshkurter per institucionalizimin e zerit qytetar ne vendimarrje ne qeveri. Objektivi afatgjate eshte krijimi i mundesive per perfshirje qytetare ne vendimarje.
 

PUP eshte hartuar duke u mbeshtetur ne kalendarin e buxhetit te qverisjes vendore ne bashkine e Orikumit. Ky process eshte konceptuar ne kater faza:

 

1. Pergatitja dhe Mobilizimi i Aktoreve Kryesore
2. Caktimi i Prioriteteve dhe Perkushtimi i Aktoreve Kryesore
3. Formulimi dhe Zbatimi i Strategjive
4. Ndjekja/Vleresimi dhe Konsolidimi

 

FAZA I: PERGATITJA DHE MOBILIZIMI I AKTOREVE KRYESORE

 

Faza e Pergatitjes dhe Mobilizimit te Aktoreve Kryesore nis procesin e pjesmarjes ne vendimmarje dhe kalon nepermjet hapave te meposhtem:

 

 •Mobilizimi i Aktoreve Kryesore;
 •Profili I Qytetit dhe Ceshtjeve; dhe
 •Identifikimi I Ceshtjeve Kryesore.
 

FAZA E II: CESHTJET PRIORITARE DHE ANGAZHIMI I AKTOREVE

 

Nje tjeter faze ne procesin e pjesmarrjes dhe vendimmarrjes eshte dhe Percaktimi i Prioriteteve dhe Angazhimi i Aktoreve. Kjo faze ka tre nenfaza kryesore, te gjitha te fokusuara ne Konsultimet  Qytetare:

 

• Zhvillimi i Ceshtjeve;
• Ngritja e nje bashkpunimit dhe krijimi i konsensusit; dhe
• Formalizimi i angazhimeve ne vazhdimesi;

 

Faza e III: Formulimi dhe Implementimi i Strategjise

 

Formulim dhe implementimi i startegjise do te jete nje nga fazat me reale dhe ndoshta nje nga fazat me te gjata te Pjesmarrjes ne Procesin e Zhvillimin Urban dhe Vendimarrjes. Ne kete faze perfshihen kater hapa:

 

• Formulimi i startegjive te prioriteve;
• Negocimi dhe aprovimi i  planeve vepruese;
• Hartimi dhe implementimi projekteve te paraqitura;
• Integrimi i projekteve dhe planeve ne strategji mbeshtetese;

 

FAZA E IV – VAZHDIMESI DHE KONSOLIDIMI

 

Vazhdimesia dhe konsolidimi do te jete faza kater dhe e fundit e procesit, gjate te cilit planet e veperimit te zhvilluara ne fazat e meparshme do te implementohen dhe gjate te cilit i gjithe perocesi te te vendoset ne baza me afatgjate. Kjo faze perfshin:

 

• Zbatimin e planeve te veprimit;
• Monitorimin dhe vleresimin;