Si pjese e angazhimit pėr tė rritur kapacitetin e qeverisjes vendore nė Shqipėri per tu pėrfshire ne zhvillimin e pjesėmarrjes dhe mbėshtetjes, Fondi Shqiptar i Zhvillimit (FSHZH), autorizoi Institutin Urban dhe partneret e tij lokalė, ne bashkėpunim me stafin e FSHZH, te hartoje nje strukture gjithepėrfshirese dhe metodologji per Planin e Zhvillimit Lokal (PZHL) dhe Monitorim Vlerėsimin me Pjesėmarrje (MVP). Normat kryesore te struktures se PZHL dhe MVP jane pjesėmarrja ne hartim dhe implementim, dhe cka ėshtė me e logjikshme, te jete e realizueshme pėr tė gjithe perfituesit e interesuar...
|
|
  
Nen kontraktimin e MixTecnic dhe me financim te Fondit Shqiptar te Zhvillimit/Banka Boterore
Koha e kryerjes:
Data e fillimit: Mars 2005 Data e pėrfundimit: Prill 2006
Ne pranvere te 2005 MixTecnic-u u subkontraktua pėr tė implementuar dhe vezhguar zbatimin e projektit ne 5 komunat pilot te zgjedhura: Maminas, Kastriot, Velipoje, Vithkuq dhe Xarre.
Objektivat specifike pėrfshijne:
-
Prezantimi i koncepteve dhe procesit te PZHL/MVP ne komunat e zgjedhura dhe sigurimi i trajnimeve te nevojshme per pjesėmarrėsit kryesorė.
-
Asistimi i komunave te zgjedhura per zhvillimin dhe pėrgatitjen e planit te zhvillimit lokal dhe per paraqitjen ne kėshillin e komunes.
-
Sigurimi i asistences teknike per ngritjen e kapaciteteve te komunes per planifikimin e planeve strategjike afatgjata dhe implementimin e projektit, si dhe monitorim vlerėsimin me pjesėmarrje.
-
Pėrgatitja e rekomandimeve per modifikimin e struktures dhe metodologjise se PZHL/MVP duke u bazuar ne eksperiencen konkrete te programeve pilot dhe pėr tė replikuar programin ne komuna e bashki te tjera mbas pėrfundimit te programit pilot.
Hapat kryesorė qe u pėrfshine ne zbatimin e kėtij projekti:
Hapi i pare: Marrja e aprovimit lokal Nje sėrė takimesh u organizuan me 5 kryetaret e komunave te zgjedhura dhe kėshillat e komunave pėr tė marre miratimin nga zyrtaret e zgjedhur lokalė.
Hapi i dyte: Dhėnia e instruksioneve - Nje trajnim 2-ditore u mbajt me grupet e PZHL/MVP rreth PZHL/MVP dhe struktures se propozuar e metodologjise, si dhe praktika administrimi te pergjithshme, si mbajta e takimeve efektive, si te ndihmohen sa me efektivisht mbledhjet e komunitetit etj.
Hapi i trete: Fillimi i punes Anėtarėt e grupit tė PZHL/MVP mbajten takime planifikimi pėr tė fiksuar kurset e veprimit respektive, afatet kohore, rolet dhe pėrgjegjėsite.
Hapi i katert: Mbledhja e informacionit PZHL pėrmban nje analize situate, e cila perbėhet nga mbledhja e te dhenave, nje anketim (200 banore u intervistuan ne cdo komune) dhe nje analize SWOC (me kėshillin e komunes dhe kryepleqte) si nje burim shume i rendesishem i te dhenave.
Hapi i peste: Pjesėmarrja e fshatrave Nje nga elementet kryesore te PZHL ėshtė informacioni dhe pjesėmarrja e sa me shume banoreve qe te jete e mundur, dhe kjo pjesėmarrje te jete gjithėpėrfshirese, me anėtare nga te gjitha fshatrat e komunes dhe nga ato grupe shoqerore te cilat ishin lene jashte pjesemarrjes ne politike, duke futur edhe grate, te rinj, te moshuar e grupe te tjera. Panairet e ideve te fshatrave u konceptuan si forume interaktive pėr tė futur eksperiencen dhe informacionin e banoreve ne PZHL, si nje mundėsi per edukimin e publikut te gjere rreth PZHL ne vecanti e funksioneve te qeverisjes lokale nė pėrgjithėsi. Panairet u organizuan nga stafi lokal i komunes, anėtaret e grupeve te PZHL/MVP me asistencen e siguruar nga koordinatoret lokalė te MixTecnic-ut dhe IKU-t ne organizimin dhe lehtesimin e kėtyre panaireve.
Me poshte jane te dhenat nga pjesemrrja e komunitetit ne panaire:
-
Maminas: 402 pjesėmarres/142 gra
-
Kastriot: 383 pjesėmares/35 gra
-
Vithkuq: 155 pjesėmarres/33 gra
-
Xarre: 236 pjesėmarres/48 gra
-
Velipoja 395 pjesėmarres/ 42 gra
Hapi i gjashte: Perpilimi i te dhenave, informacioni dhe struktura paraprake - Mbasi te perfundohen pyetesoret dhe analiza SWOC, pėrgatitet nje pakete informacioni per cdo komune, e cila pėrmban:
-
Perpilimin e te dhenave dhe nje raport mbi pyetesoret e familjeve.
-
Informacionin e komunes.
-
Informacionin e sintetizuar nga panairet e fshatrave.
-
Informacionin rreth analizes SWOC te kryer me kėshillin e komunes dhe kryepleqte.
Ky informacion ka qene i disponueshem per grupet e PZHL/MVP ne cdo komune.
Hapi i shtate: Puna e nenkomiteteve te fushave prioritare - Nenkomitetet e fushave prioritare te PZHL jane themeluar pėr tė drejtuar punen e metejshme per planet konkrete te veprimeve/projektet ashtu si jane propozuar nga kėshilli, personeli dhe komuniteti. Nenkomitetet e fushave prioritare jane te perbera nga personel i zgjedhur i qeverisjes lokale i specializuar ne fushen e kerkuar, anėtare te publikut te gjere dhe eksperte te ftuar. Duke pasur te dhenat dhe informacionin mbi objektivat strategjike te ftohen eksperte te jashtem per nevoja te vecanta nga institute rajonale, OJQ apo organizma te tjera. Menjehere me caktimin e projekteve, fizibilitetet e projekteve prioritare u realizuan nga eksperte lokale te jashtem me asistencen e eksperteve te IKU-t.
Hapi i tete: Ju folet, ne degjuam. A ju kuptuam drejt? Mbledhje me komunitetin dhe aprovimi konceptual i PZHL nga kėshilli i komunes.
Hapi i nente: Pėrfshirja ne pėrcaktimin e buxhetit/identifikimi i fondeve.
Hapi i dhjete: Implementimi i PZHL dhe Vlerėsim Monitorimi me Pjesėmarrje.
 |
|
|