English
Indeks Pershtypje Kontakto
Projekte»Zhvillimi Lokal dhe Rajonal
     

Permiresimi i menaxhimit financiar ne njesite partnere te Intercooperation

Shqiperia ka ndermarre reforma ne sistemin e saj te financave vendore qe nga viti 2000. Nga nje sistem ne te cilin funksionet vendore ishin te paqarta dhe financimi sigurohej nepermjet granteve te kushtezuara shume te kontrolluara,tashme eshte nje sistem ne te cilin funksionet jane relativisht te qarta dhe qeverisjet vendore kane me shume autonomi.Per te pare dhe qartesuar informacionin e tyre financiar, rezultatet financiare,URI punoi per nje paraqitje te thjeshte dhe domethenese te te dhenave (informacioni i njesive ishte i shperndare,i pakuadruar dhe grupuar, nuk lexohej performanca dhe treguesit financiare nuk i dispononin ne menyre te njejte te gjithe departamentet,etj).

Nepermjet nje data base te ofruar nga URI eshte bere hedhja e te dhenave te tre viteve 2006-2008 per te ardhurat dhe shpenzimet.Tashme Bashkite kane disa pasqyra permbledhese, te cilat i ndihmojne ne analizen financiare ,ne paraqitjen thjesht te informacionit dhe ne marrjen e vendimeve per vitin ne vazhdim.

Synimet e asistences:


1.Aftesimin e njesive vendore ne caktimin sa me realist te prioriteteve
2.Aftesimin e ketyre njesive ne parashikimin e te ardhurave dhe shpenzimeve
3.Ofrimin e metodave lehtesuese per keto njesive vendore ne mbledhjen e informacionit dhe analizimit te ketij informacioni
4.Identifikimin e te gjitha potencialeve natyrore e humane mbi te cilat mund e duhet te mbeshtetet zhvillimi i njesive vendore
5. Ngritjen e nje rrjeti bashkepunimi mes njesive vendore dhe aktoreve te perfshire ne proceset zhvilluese
6. Aftesimin e njesive vendore ne rritjen e kapaciteteve finaciare dhe menaxhimin sa me efikas te ketyre kapaciteteve

Rezultatet e arritura :


• Procesi per pergatitjen e buxhetit filloi me heret ,ne muajin maj (tradicionalisht me pergatitjen e buxhetit fillohej ne muajin dhjetot).
• U anagazhuan ne pergatitjen e buxhetit jo vetem zyra e finances,por dhe zyrat e tjera
• Pati disa takimeve publike te kryetareve per prioritetet qytetare (Vau I Dejes,Guri I Zi,Dajc)
• Ka dy dokumenta te plote buxheti te hartuar nga Komuna Velipoje dhe Dajc,te cilet jane te thjeshte e te kuptueshem (keshilli ka vleresuar paraqitjen e ketyre dokumentave ndryshe nga vitet e tjera,kur ata diskutonin vetem kundrejt formulareve qe dorezoheshin ne qeverisjen qendrore).Dokumenti permban :
- Analize te te ardhurave dhe shpenzimeve te tre viteve te meparshme (disa buxhete kete vit si ne Korce,Durres etj. u kthyen e nga keshilli per mungese te kesaj analize)
- Paraqitje ne menyre te thjeshte dhe e shoqeruar me grafike te trendave ne vite,struktures te te ardhurave,problemeve ne mosrealizimin e buxhetit
- Perqendrimi per parashikimin e buxhetit 2009, vetem tek pjesa e fondeve diskrecion I njesise vendore ,duke marre parasysh ruajtjen apo rritjen e nivelit te sherbimeve te vitin e kaluar,inflacionin,ndryshimet ligjore,etj.
- Diskutimi ne grup per te mbeshtetur ndonje prioritet te percaktuar ne fazen e pare te projektit dhe gjetjen e mundesive per te rritur te ardhurat
- Pergatitja e projektit te buxhetit 2009 per ne keshill (udhezimet dhe shifrat e buxhetit 2009 erdhen nga Ministria ne muajin dhjetor dhe draftet pesuan ndryshime,duke bere te mundur miratimin e tyre ne fund te dhjetorit ose fillim te janarit- jo ne muajin nentor sipas ligjit)

• Me Bashkine Shkoder u hartua nje draft i shkurtuar i buxhetit 2009,rreth 25 faqe. (materialiiI pergatitur nga stafi ishte rreth 160 faqe,shume i lodhshem dhe jo me objektiva te qarta per perdoruesit e informacionit).Kjo menyre e shkurtuar e buxhetit lehtesoi dhe diskutimin e draftit me komisionin ekonomik te keshillit.Ne keshill buxheti u shoqerua dhe me nje prezantim te mesazhit te kryetarit me power point.Mbledhja u organizua e hapur.Materiali u vleresua nga Keshilltaret dhe kaloi pa probleme
• Po me Bashkine Shkoder,mbas miratimit te buxhetit 2009 ne keshill, u pergatit materiali per nje format gazete bashkiake per publikimin e buxhetit.Gazeta permbante objektivat me te rendesishme te buxhetit 2009,politikat fiskale e lehtesite per disa grupe, si dhe investimet me te rendesishme qe do te sjellin ndryshime ne infrastrukture.Materiali tregonte pergjegjshmerine e Bashkise per realizimin e objektivave 2008.
• Ka dy paketa fiskale te Bashkise Fushe Arrez dhe Vau I Dejes,te cilat :
- U miratuan nga keshilli ne nje mbledhje te vecante nga mbledhja e buxhetit(ky dokument me pare miratohej bashke me miratimin e buxhetit)
- Dokumenti erdhi si rezultat i analizes te te ardhurave te tre viteve,ecurise te taksapaguesve dhe ndryshimeve te tjera ne kohe.
Dokumenti i paketes nuk eshte thjesht nje tabele vetem nivelesh te taksave e tarifave,por ka ne strukture dhe elemente te tjere qe lidhen me politikat per cdo takse/tarife,lehtesite fiskale,shpegimin e bazes dhe n/kategorizimin e saj,sanksionet ligjore,administrimin e tyre ne pergjithesi ,etj.