|
Bashkėpunim me SIPU International, nen financimin e UNOPS/UNDP
Koha e realizimit:
Data e fillimit: Janar 2003 Data e pėrfundimit: Tetor 2004
Projekti perfshiu tre komponente:
Komponent 1: Vlerėsimi i ecurise se decentralizimit nė Shqipėri me objektiv kryesor qe ti japė qeverisjes informacion mbi procesin dhe arritjet e deritanishme dhe njė plan veprimi per masa te metejshme konstruktive.
Komponenti 2: Botimi I nje manuali per Forcimin e Decentralizimit dhe Qeverise Vendore ne Shqiperi , qe perfshin 3 kapituj per perdorim praktik ne nivel vendor, duke pershkruar Planifikimin Strategjik, Planifikimin Operacional, dhe Planifikim Financiar. Ministria e Qeverise Vendore dhe Decentralizimit ka vleresuar si prioritet fokusimin e projekteve ne rritjen e kapaciteteve te qeverisjeve vendore ne planifikimin operacional, strategjik, dhe financiar. Manuali per Forcimin e Decentralizimit dhe Qeverisjen Vendore ne Shqiperi eshte vleresuar si nje kontribut I rendesishem qe do te ndihmoje qeverite vendore per te ushtruar autoritetin e tyre ne fushat problematike. Manuali eshte i pari qe botohet i ketij lloji. Megjithate, ne e rekomandojme kete manual si nje burim qe te perdoret ne trajnimet e ardhshme per bashkite, komunat dhe qarqet si dhe vendimmarresit e perfshire ne procesin e decentralizimit.
Komponent 3: Trajnimi i trajnerėve; nje objektiv tjeter imediat ishte forcimi i kapaciteteve organizative tė kėshillave tė qarkut si sigurues te trajnimit dhe asitence teknike e shėrbime te tjera mbėshtetėse per bashkitė dhe komunat. Ekspertet e IKU-it dhe SIPU-t organizuan nje trajnim per trajnuesit per qeverite vendore, e karakterizuar nga metodat pjesemarese, me tre zyrat rajonale duke perfshire: Gjirokaster, Fier, Kukes, dhe duke kaluar ne disa hapa:
-
Identifikimi I nevojave per trajnim te stafit te bashkive dhe te zgjedhurve lokale;
-
Pergatitja e programeve dhe manualeve te trajnimit duke u bazuar ne nevojat per trajnim;
-
Ngritja e kapaciteteve te trajnuesve kombetar ne hartimin dhe ofrimin e trajnimeveper punonjesit civil ne qeverine qendrore dhe autoritetet e zgjedhura;
|