English
Indeks Pershtypje Kontakto
Studime
     

Vlerėsimi I Implementimit te Procesit te Decentralizimit nė Shqipėri.

Universiteti I Elbasanit “ Aleksander Xhuvani” (UE), Instituti i Kėrkimeve Urbane (IKU) dhe Universiteti Bujqesor dhe Mekanik i Floridas (UBMF) kane zbatuar projektin studim “Vlerėsimi i zbatimit te procesit te decentralizimit nė Shqipėri: Shembulli i qytetit te Elbasanit”. Fondi per kete project u sigurua nga Shoqata Kombėtare e Shkollave te Puneve Publike dhe Administrimit si dhe Rrjeti I Instituteve dhe Shkollave te Administrimit Publik per Evropen Linodre dhe Qendrore mbeshtetur nga Agjencia Amerikane per Zhvillimin Ndėrkombėtar...

Ky projekt synoi te rriste kapacitetet per bashkine e Elbasanit ne grumbullimin e informacionit per gjendjen aktuale te bashkise, perceptimin e publikut per decentralizimin, dhe problemet e perditshme me performancen. Ky informacion u jep mundesi drejtuesve lokal qe te kuptojne me mire situaten aktuale ne Elbasan. Rezultatet e ketij studimi ishin shume te vlefshme per tu inkorporuar ne planin lokal strategjik.

Pyetjet dale nga studimi adresojne ceshtje si:

  • Si e kuptojne roline e tyre te ri qeverisjet vendore ne strukturen e decentralizuar?
  • Si po perballen qeverisjet vendore me pėrgjegjėsite e shtuara si rezultat I decentralizimit?
  • Cfare kapacitetesh eksiztuese kane qeverisjet vendore nė mėnyrė qėte marrin pėrgjegjėsite e reja? Cilat jane hendeqet qe e pengojne kete?
  • Cila ėshtė sasia dhe cilesia e shėrbimeve publike te ofruara nga qeverisjet locale?
  • Si I marrin qytetarėt keto shėrbime publike te ofruara nga qeverisjet locale?
  • Si mund te rrisin qeverisjet locale kapacitetet e tyre pėr tė ofruar shėrbime publike ne nje forme te vazhdueshme te frytshme dhe te dobishme?
  • Cilat jane nevojat e trajnimeve qe kane qeverisjet lokale? A jane keto nevoja te njejta net e gjitha qeverisjet vendore apo te ndryshme?

Studimi I Metodologjise

Ky studim shfrytezoi si metodat studimore cilesore si dhe ato kualifikuese. Pjesa e anketuar e popullsise ishin familjet ne qytetin e Elbasanit dhe punonjėsit e komunes se Elbasanit. 31 studente te Fakultetit Ekonomik ne Universitetin e Elbasanit anketuan popullsine (400 familje) te perzgjedhura nė mėnyrė te rastesishme.
Bashke me anketimet u realizuan intervista me punonjes te bashkise.

Te dhenat e mbledhura nga anketimet e shtepiakeve u analizuan nga SPSS. Antaret e grupit te punes ne Universitetin Bujqesor dhe Mekanik te Floridas perpunuan skemen e shifrimit dhe formen e futjes se te dhenave, i cili u dorezua tek Fakulteti i Universitetit te Elbasanit per tu pėrdorur ne futjen e te dhenave. Forma e te dhenave u dergua ne Universitetin Bujqesor dhe Mekanik ne Florida per tu analizuar. Te dhenat kualifikuese te marra nga intervistat u grupuan dhe u analizuan bazuar mbi kriteret e sistemit te analizimit te te dhenave, modeli Miles dhe Hiberman( 1999 )
Konkluzionet e kėtij studimi u ndane me zyrtare te komunes se Elbasanit,  pėrfshire dhe Kryetarin e Bashkisė si dhe antare te Kėshillit te Qytetit, pėrmes nje seminari nje ditore e realizuar ne Bashkinė e Elbasanit.