English
Indeks Pershtypje Kontakto
Studime
     

Studim per Pjesėmarrjen e Gruas ne Jeten Publike dhe Politike nė Shqipėri

Historikisht, grate ne Shqiperi kane patur shume pak mundesi per te realizuar potencialet e tyre. Edhe gjate periudhes se regjimit komunist, kur formalisht kerkohej te respektohej barazia gjinore, roli i grave ne jeten politike dhe ne vendimarrje ka qene inferior ne krahasim me burrat. Pas renies se komunizmit filloi nje ere e re e cila kishte emrin e ndertimit te nje shoqerie demokratike ne Shqiperi. Si nje proces transformimi rezultoi te ishte i veshtire per te gjithe popullsine dhe u shoqerua me te dhena qe tregonin uljen e nivelit te pjesmarrjes se gruas ne jeten publike dhe politike...

Ky studimi ofron informacion mbi faktoret sociale qė krijojne pengesa qė grate tė marrin pjese ne jeten publike te vendit si dhe rekomandime per kapercimin e pengesave per veterealizimin e gruas dhe sigurimin e barazise se vertete midis burrit dhe gruas. Gjate muajve shtator - tetor te 2004 u realizuan 100 intervista me gra qe perfaqesojne administraten publike, gra biznesmene, studente, gra te papuna dhe gra te perfshira ne jeten politike. Pyetjet e bera gjate intervistave ishin te fokusuara ne pjesmarrjen e gruas ne jeten publike dhe politike dhe pranine e diskriminimit te gruas ne shoqerine shqiptare.

Studimi konsistoi ne disa etapa. Keto etapa pėrfshijne:

  • Faza pėrgatitore, kjo fazė konsistoi ne analizen e nivelit te perfaqesimit te gruas ne pushtetin lokal,
  • Ne studimin e eksperiences nderkombetare dhe shqiptare te demokracise gjinore dhe formen e ndergjegjėsimit ne nivelin shoqeror,
  • Takimet me autoritetet lokale, me zyrtaret lokale te zgjedhur dhe drejtuesit e OJF-ve lidhur me domosdoshmerine e njė plani te kerkimit gjinor qe do tė ndiqet hap pas hapi.

Kopje te ketij publikimi gjenden ne zyren e IKU-it ne Tirane.