Kjo eshte nje analize e mbeshtetur mbi projektin per analizen e buxhetit dhe menaxhimin financiar te drejtuar dhe sponsorizuar nga organizatat Suedeze, SIDA and SIPU International, me 9 komuna pilote te Qarkut te Korces. Komunat e perfshira ne kete projekt jane: Proger, Qender-Bilisht, Bulgarec, Voskop, Voskopoje, Mollas, Liqenas, Hudenisht, and Proptisht...
|
|
Projekti mbi menaxhimin e financave lokale ofron asistence teknike ne tre nivele te ndryshme:
-
Asistence teknike per perdorimin e menyrave dhe teknikave te reja ne sistemin e buxhetit, te llogarise/kontabilitetit dhe te mbledhjes se taksave;
-
Asistence teknike ne pergatitjen, zbatimin dhe monitorimin e buxhetit lokal per vitin 2005, dhe per periudhen afat-mesme 2005-2007;
-
Mbeshtetje per forcimin e proceseve demokratike qe lidhen me menaxhimin e financave lokale;
Kjo analize perqendrohet vetem ne komponenten e dyte te ketij projekti, qe ka te beje me dhenien e asistences teknike “Per pergatitjen, zbatimin dhe monitorimit te buxhetit vendor per vitin 2005, dhe per periudhen 2005-2007”; Sidoqofte, ketu trajtohen edhe elemente te tjera qe kane te bejne me mire-administrimin dhe monitorimin e financave lokale.
Permbajtja dhe struktura e kesaj analize
Kjo analize eshte e ndertuar ne pese pjese kryesore dhe disa tabela anekse:
Pjesa I-re: Analiza e ecurise se te ardhurave te komunave te Qarkut Korce.
Projekti mbi menaxhimin financiar te komunave te perzgjedhura te Qarkut te Korces fillon me nje analize te hollesishme te burimeve te te ardhurave te ketyre komunave, per periudhen 2002-2004 dhe te faktoreve kryesore qe ndikojne ne madhesine e tyre.
Pjesa II-te: Analiza e ecurise se shpenzimeve buxhetore
Analiza e buxhetit te shpenzimeve per komunat e Qarkut Korce, per periudhen 2002-2004, perqendrohet ne tre ceshtje kryesore: ne analizen e dinamikes se shpenzimeve buxhetore totale dhe raportet e krijuara midis shpenzimeve operative (korrente) dhe shpenzimeve per investime kapitale; analizen e shpenzimeve buxhetore sipas funksioneve dhe aktiviteteve te ndryshme qe zhvillojne njesite e qeverisjes vendore te ketij Qarku dhe sipas burimeve te financimit te tyre; dhe analizen e shpenzimeve operative (korrente) te tyre sipas atikujve dhe kategorive kryesore te tyre;
Pjesa III-te: Parashikimi i detajuar i te ardhurave vendore per periudhen e planifikuar, (2005, dhe 2005-2007)
Ne kete pjese vemendja perqendrohet ne planifikimin ne menyre sa me te detajuar dhe analitike te buxhetit te te ardhurave te njesive te qeverisjes vendore ne periudhen e planifikuar duke shfrytezuar te gjithe hapsirat dhe autoritetin qe i lejon njesite vendore perkatese baza ligjore dhe procedurat administrative ekzistuese mbi sistemin e taksave dhe tarifave vendore.
Per nevoja te analizes dhe parashikimit te detajuar te te ardhurave te veta te tyre ne keto komuna per periudhen e planifikuar krahas modelit spreadsheet te buxhetit jane perdorur edhe disa formulare dhe pasqyra te posacme te cilat ndihmojne ne perllogaritjen e detajuar te te ardhurave nga taksat dhe tarifat vendore; te ardhurave nga biznesi i vogel; si dhe te ardhurat nga taksa mbi token bujqesore dhe kapaciteti fiskal i tyre. Mbeshtetur ne informacionin e grumbulluar jane perllogaritur pastaj disa tregues te rendesishem te shfrytezimit te burimeve te veta te te ardhurave te tyre, per cdo komune te perfshira ne studim, te cilat sherbejne edhe per krahasimin dhe evidentimin e eksperiencave me te perparuara midis komunave te ndryshme , si: ngarkesa fiskale apo kontributi per nje banor nga pagesa e taksave dhe tarifave vendore; ngarkesa fiskale apo kontributi per njesi te biznesit te vogel; dhe ngarkesa fiskale apo kontributi nga taksa mbi token bujqesore per nje familje fermere;
Pjesa IV-te: Metodat e perparuara ne parashikimin dhe monitorimin e shpenzimeve vendore per periudhen e planifikuar, (2005, dhe 2005-2007)
Duke pasur parasysh buxhetin modest te te ardhurave te komunave te Qarkut te Korces, dhe strukturen e shtrenguar te shpenzimeve buxhetore te tyre, ne kete pjese hidhet ideja e nje planifikimi dhe monitorimi te shpenzimeve vendore me metoda te perparuara, duke mos mbetur vetem ne aspektet financiare te buxhetit te shpenzimeve, dmth ne parashikimin dhe kontrollin e shpenzimeve vendore vetem sipas artikujve dhe kategorive ekonomike te tyre por te kalohet ne planifikimin dhe monitorimin e ketyre shpenzimeve sipas funksioneve dhe sherbimeve te vecanta qe ofrojne keto komuna dhe performances se realizimit se disa prej sherbimeve kryesore te tyre.
Pjesa V-te: Buxheti i investimeve kapitale te pavarura
Ne kete pjese i kushtohet nje vemendje e vecante hartimit te buxhetit per investimet e pavarura te njesive te qeverisjes vendore, dmth per ato projekte investimesh qe do te financohen plotesisht nga burimet e veta dhe te pavarura te te ardhurave te tyre. Per kete qellim ketu jepet edhe metodika e perllogaritjes se fondeve te pavarura per investime per njesite e vecanta vendore per vitin e planifikuar dhe per nje periudhe kohore afat-mesme, 3 vjecare, jepen kriteret e perzgjedhjes se projekteve me prioritare per investime te pavarura te tyre, si dhe teknika e balancimit te nevojave per investime me fondet e pavarura ne dispozicion te njesive te qeverisjes vendore.
 |
|
|