|
Financuar nga: UNICEF Kohėzgjatja: Dhjetor 2009-Prill 2010
Ky studim analitik dhe krahasues ėshtė rezultat i njė analizė tė gjerė tė qeverisjes nė nivel qendror dhe lokal pėr shpenzimet publike pėr fėmijėt nėn kėndvėshtrimin e njohjes dhe respektimit tė drejtave tė fėmijėve. Kjo analizė ofron njė bazė krahasuese mbi kritere objektivė pėr analizėn e detajuar tė alokimit tė fondeve, ofrimit tė shėrbimeve publike sipas kuadrit legal dhe kėrkesave pėr eficiencė dhe efektivitet.
Ky studim ėshtė hartuar duke gėrshetuar sė bashku dy komponentė:
Komponenti 1. Vlerėsim kuantitativ dhe kualitativ i tė dhėnave dhe informacioneve tė marra nga studime dhe kėrkime tė ndryshme, si dhe nga diskutime me aktorė tė ndryshme tė interesit. Konkluzione nga interpretime objektive tė kėtyre tė dhėnave nė funksion tė studimit.
Komponenti 2. Mbledhje e informacionit ne terren nė lidhje me shėrbimet e ofruara nga fondet e alokuara dhe vlerėsim i shėrbimeve pėr fėmijė sipas kritereve tė eficiencės dhe efektivitetit nė fushat e arsimit, shėndetėsisė dhe mbrojtjes sociale.
Raport studimi pėrbėhet nga 3 seksione sipas strukturės sė mėposhtme:
Seksioni 1: Analizė e Buxhetit tė Shpenzimeve Publike, fondeve dhe shėrbimeve nė nivelin e qeverisjes qendrore
Analiza ėshtė fokusuar nė rishikimin e buxhetit tė shpenzimeve publike gjatė 3 viteve 2007, 2008, 2009 nė nivel kombėtar pėr tė ndėrtuar njė bazė krahasimi pėr buxhetin e alokuar pėr fėmijė kundrejt shpenzimeve publike tė kryera nė total.
Duke ju referuar analizės nė nivel kombėtar, kėtu pėrfshihen 2 komponentė: dokumentat strategjike (Strategjia Kombėtare pėr Zhvillim dhe Integrim, Strategjia Kombėtare pėr tė drejtat e fėmijėve, Programi i Qeverisė dhe Plani Kombėtar pėr zbatimin e Marrėveshjes sė Stabilizim Asociimit 2007-2009) si dhe fondet e alokuara sipas Planit tė Buxhetit Afatmesėm 2007-2009. Nė pėrfundim tė analizės sė kėtyre dy komponentėve vėmendja fokusohet nė strukturėn e fondeve si dhe nė tendencėn e alokimit tė buxhetit nė pėrgjithėsi si dhe pėr fėmijė nė veēanti.
Nė kėtė seksion theksohet kėndvėshtrimi strategjik pėr fėmijėt, politikat dhe planet e veprimit nė nivel kombėtar pėr tė kuptuar tendencėn dhe sjelljen e politikė-bėrėsve dhe vendimmarrėsve pėr kėtė target grup. Analiza e dokumentave strategjikė ofron bazat pėr tė kuptuar shkallėn e njohjes dhe tė importimit te eksperiencave mė tė mira ndėrkombėtare nė prioritetet strategjike tė Shqipėrisė.
Seksioni 2: Analiza dhe komentimi i Buxhetit tė Shpenzimeve Publike nė nivel qarku. Kjo analizė ėshtė pėrqėndruar nė strukturėn e buxhetit pėr periudhėn 2007-2009 tė shprehur nė raportin e fondeve qendrore me fondet lokale nė kuadrin e decentralizimit dhe tė kėrkesave pėr shpenzime qė pėrmbushin nevojat e segmentit tė fėmijėve. Ėshtė vėnė theksi mbi ndryshimet rajonale dhe raste specifike janė analizuar mė nė detaje pėr tė dhėnė njė vlerėsim mė tė qartė tė kapaciteteve tė pėrgjithshme dhe roleve tė qarqeve si nivel lokal qeverisės nė termat e menaxhimit tė burimeve dhe shėrbimeve publike pėr fėmijė qė rritin pėrfituesit dhe mundėsojnė pėrfitimet nga ekonomitė e shkallės.
Seksioni 3: Analiza e Buxhetit tė Shpenzimeve Publike nė nivel lokal (bashki) dhe e dy bashkive mė nė detaje. Vlerėsim i tė ardhurave tė veta tė bashkive, trendit dhe strukturės,2007-2009 dhe tė tė ardhurave nga institucionet respektivė pėr fėmijė nė linjė me raportin analitik tė shėrbimeve, investimeve dhe aktiviteteve tė ndėrmarra nė kėto bashki pilote pėr fėmijėt. Vėmendje e veēantė i ėshtė kushtuar vlerėsimit tė kompetencave ligjore dhe mėnyrėn si ato janė pėrdorur nga bashkitė nė kuadrin e decentralizimit pėr tė vepruar mė tė pavarur dhe eficient ndėrsa i shėrbejnė mė sė miri segmentit tė fėmijėve dhe komunitetit. Nė pėrfundim tė raportit jepen rekomandime tė bazuara mbi analizat e politikave tė planifikuara dhe tė zbatuara. Qėllimi kryesor nė kėtė raport ėshtė qė tė paraqes njė tablo sa mė tė plotė tė asaj ēfarė ėshtė planifikuar ne raport me atė qė ėshtė zbatuar nė praktikė pėr tė pėrmbushur kėrkesat dhe nevojat e fėmijėve.
Kapaku+pėrmbledhje tė raportit kliko ketu |