English
Indeks Pershtypje Kontakto
Projekte»Manaxhimi i sherbimeve publike
     

Trajnim pėr Inventarizimin dhe Transferimin e Pronėsisė sė Pronave Publike tek Njesitė e Qeverisjes Vendore.

Nė shkurt 2001 Parlamenti Shqiptarė miratoi dy ligje, Ligjin e Pėrgjithshėm (Ligji nr. 8743) “Mbi pronat e Paluajtshme Shtetėrore” (ne datė 22.2.2001) dhe Ligjin e Transferimit (Ligji Nr. 8744), “Pėr Trasnferimin e Pasurisė sė Paluajtshme Shtetėrore tek Njesitė e Qeverisjes Vendore”,(nė datė 22.02. 2001). Tė dy ligjet hynė nė fuqi nė mes tė Marsit 2001 pas publikimit tė tyre nė Fletoren Zyrtare. Zbatimi I tė dy ligjeve pritej tė fillonte menjėherė pas miratimit tė rregullores sė zbatimit nga Kėshilli I Ministrave (KM). Ligji kėrkon qė KM tė aprovoj kėto rregullore jo mė vonė se tre muaj pas datės sė aprovimit tė ligjeve. Aprovimi i Rregullores sė zbatimit I specifikuar si Vendim i Kėshillit tė Ministrave, Nr. 500, pėr “Inventarizimin e Provae Publike dhe Transferimin tek Njesite e Qeverisjes Vendore”, u bė nė 14 gusht, 2001.

 

Nėnkontraktuar nga Instituti Urban (USAID)

 

Data e Fillimit: Janar 2002                Data e Pėrfundimit: Shkurt 2002

 

Instituti Urban (IU) dhe Agjensia e Inventarizimit dhe Transferimit te Pronave Publike (AITPP), me mbėshtetjen e Ministrise sė Qeverisjes Vendore dhe Decentralizimit (MPVD), ranė dakort tė zbatonin njė projekt pilot pėr inventarizimin dhe transferimin e pronave publike tek Qeveria Vendore. Projekti pėrfshiu shtatė njesi tė qeverisjes vendore tė pėrzgjedhura bazuar nė disa kritere si: progresi nė procesin e regjistrimit tė pasurive tė filluar nga Zyra e Reggistrimit te Pronave (ZRP) bazuar nė secilin prej ish rretheve.

 

Bazuar nė nivelin e vendndoshjes dhe pėrkushtimit u hartua nje list me njesitė e qeverisjes vendore. Duke u bazuar nė kėtė listė fillestare dhe nė informacionin e marė nga ZRP pėr progresin e procesit tė regjistrimit tė pasurive, shtatė njesi vendore (bashkitė e Korcės, Kucovės, Pogradecit, Himarės; dhe komunat e Maminasit (Durrės) dhe Gjinar (Elbasan)) u pėrzgjodhėn si pjesė e projektit. Kryetarėt e cdo njesie u kontaktuan dhe u informuan pėr projektin pilotdhe nė tė njėjtėn kohė iu kėrkua qė tė konfirmonin nėse donin tė ishin pjesė e projektit dhe tė punonin me ekipin e projektit. 

 

Ekipi i projektit, nė fazėn fillestare, u krijua me dy persona, drejtuesin e AITPP dhe njė konsulent tė IU. Me ngritjen e zyres se AITPP dhe punėsimin e mė shumė personave nė kėtė zyrė, u pėrfshinė dhe tė tjerė.

 

Dokumenti dhe materialet ndodhen ne zyrėn e IKU-t.