|
Kontrata me: World Learning/USAID
Koha e realizimit:
Data e fillimit: Dhjetor, 2005
Data e përfundimit: Janar, 2006
Bashki te tilla si Kuçova, Pogradeci dhe Kavaja kane bere nje pune efektive per grumbullimin e opinionit qytetar dhe zbatimin e Plan Veprimit te Permiresimit te Sherbimeve per te adresuar nevojat e qytetareve te tyre.
Bazuar ne anketimin qytetar te bere ne Kucove, kjo bashki u fokusua ne permiresimin e manaxhimit te mbetjeve te ngurta dhe pastrimit te rrugeve. Ajo ngriti me sukses nje grup pune, analizoi situaten, percaktoi rezultatet, indikatoret dhe synimet, adoptoi nje plan veprimi dhe ngriti nje system per te monitoruar rezultatet. Dhe qytetaret jane shume te kenaqur. Gjithashtu, Kuçova nepermjet nje granti nga USAID ngriti Zyren e Pare me nje Ndalese ne Shqiperi (One Stop Shop). Kjo zyre, jo vetem qe u kursen kohe bizneseve por rrit dhe transparencen.
Pogradeci ka perdorur te njejtat hapa per tu fokusuar ne permiresimin e hapesirave te gjelbra dhe ndricimin publicduke pasur keshtu rezultate te kenaqshme. Ajo gjithashtu ka pilotuar nje system per te zgjidhur pergjegjesite e bashkise ne mirembajtjen e shkollave duke perfshire qytetaret ne identifikimin e problemeve prioritare dhe zgjidhjen e tyre.
Kavaje eshte fokusuar ne sherbimin e pastrimit. Duke perdorur te njejtat hapa ka permiresuar kete sherbim. Duke organizuar sesione informimi ne keshillin bashkiak me materialet e pershtatshme te pergatitura per anetaret e keshillit si p.sh materiale (te pergatitura shefi I departamentit te sherbimeve publike) qe perfshijne informacionin e perpunuar te anketimit, me grafike, per kenaqshmerine e qytetareve, eshte me e lehte per te bindur keshillin ne aprovimin e metodave te reja qe aplikohen dhe per te pasur nje komunikim me efektive midis administrates, keshillit bashkiak dhe qytetareve.
Udhetimi Studimor u hartuar per te sherbyer per ngritjen e kapaciteteve dhe shkembimin e experiences duke perdorur eksperiencen e tre bashkive model (Kucove, Pogradec dhe Kavaje) ne menaxhimin e performances. 14 bashkite pilote te perfshira ne kete program ishin: B. Curri, Puke, Kukes, Fier, Vore, Vlore, Berat, Peshkopi, Bulqize, Sarande, Gjirokaster, Permet, Prrenjas dhe Lezhe.
Pjesemaresit u prezantuan me arritjet e bashkise qe po vizitonin, si dhe bashkebiseduan/debatuan me perfaqesues te Bashkise si Kryetarin, anetare te keshillit bashkiak, si dhe drejtore te departameteve te ndryshme dhe u bene vizita ne tre qytet ku u vizituan projekte te ndryshme te quajtur te suksesshme.
Duke organizuar kete udhetim studimor, u mendua se shume nga bashkite mund te perfitonin nga eksperienca e drejtperdrejte ne bashkite Kuçove, Pogradec apo Kavaje. Ky interes eshte pare dhe nga ana e bashkive per te vizituar dhe mesuar nga bashkite qe kane pasur sukses.
 |
|
|