English
Indeks Pershtypje Kontakto
Projekte»Manaxhimi i sherbimeve publike
     

Plani Strategjik per Zhvillimi e Turizimit Te Komunes Qender Qarku Vlore

Ne janar 2009 komuna Qender u angazhua ne procesin e hartimit te Planit Strategjik per Zhvillimin e Turzimit me qellim qe te percaktonte nje vizion te qarte per te ardhmen e komunes - dhe te planifikoje hapat e veprimit dhe burimet e nevojshme per te arritur kete vizion.

Hartimi i Planit Strategjik te Zhvillimit te Turizmit u realizua ne nje proces te hapur dhe transparent duke perfshire stafin e komunes, perfaqesues nga keshilli i komunes, kryetare fshatrash, grupe fokusimi te aktoreve te interesit, perfaqesues nga komuniteti i biznesit, qytetare,  specialiste te fushave te ndryshme, arkeologe, urbaniste, historiane, perfaqesues nga Qarku Vlore.

 

Hartimi i PSZHT u financua nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit (FZHSH) ne kuader te Projektit Punet ne Komunitet III dhe eshte zbatuar nga Instituti I kerkimeve Urbane ne Tirane.

 

Per komunen Qender filozofija udheheqese ne kete inciative eshte adaptimi i metodes se zhvillimit te qendrueshem te turizimit duke pasur ne vemendje mbrojtjen e mjedisit. Ka shume arsye te cilat e bejne komunen qe te ece e udhehequr nga kjo filozofi:

• Turizimi perden nje nga oportunitetet ekonomike per komunitetin e komunes Qender, ai siguron nje mundesi reale per te ulur varferine, rritur punesimin dhe stimuloje rritjen e qendrueshme te mireqenies;
• Pervec zhvillimit te infrastruktures rrugore dhe asaj per prodhimin e energjise, zhvillimi i turizimit nuk konsumon burime te tjera shtese te parinovueshme dhe eshte miqesor me mjedisin;
• Komuniteti, kultura e tij, dyqanet, objektet argetuese, tradita, historia dhe natyra perbejne burimet baze dhe thelbesore per turizimin;
• Perdorimi i burimeve turistike nuk duhet te jete shterues por ato duhen bere te rinovueshme qe ti sherbejne brezave;
• Zhvillimi i turizimit ka provuar se eshte ne gjendje te rijetesoje kulturen dhe traditen;
• Zhvillimi i turizimit mund te jete nje nxitje dhe per oportunitete te tjera ekonomike krahas mbrojtjes se burimeve natyrore dhe ruajtjes se objekteve historike.

 

Procesi per Hartimin e PSZHT

 

1. Garantimi i angazhimit lokal, Krijimi i Komitetit per Hartimin e PSZHT.
2. Konsultimi me aktoret e interesit
3. Fillimi i punes per hartimin e PSZHT
4. Zhvillimi i analizes SWOT
5. Mbledhja e informacionit
6. Faza Finale, Dokumenti i PSHZT

 

Grupi i Punes ne komune reflektoi te gjitha komentet te clat u prodhuan nga takimi i prezantimit me FZHSH duke i dhene dokumentit kesisoj formen perfundimtare te Planit Strategjik per Zhvillimin e Turizimit ne komunen Qender, Vlore.