English
Indeks Pershtypje Kontakto
Projekte»Manaxhimi i sherbimeve publike
     

Menaxhimi i Performancės sė Shėrbimeve Bashkiake

Projekti prezantoi per here te pare nė Shqipėri Matjen e Performancės si nje mjet tė qeverisjes vendore pėr te vetėvleresuar performancėn e ofrimit te shėrbimeve publike, pėr te regjistruar rregullisht, pėr te matur dhe raportuar pėrmirėsimin e ofrimit te shėrbimeve - apo pėr te refuzuar dhe marrė vendime eficente menaxhimi ne shperndarjen e buxhetit, burimeve teknike apo njerėzore...

Nenkontraktuar nga: Instituti Urban (USAID)

Koha e realizimit: Janar 2000 -  Janar 2001

Nė Shqipėri pėrmirėsimi i shėrbimeve ėshtė i rėndėsishem sepse niveli i tyre nė pėrgjithėsi ėshtė i ulet. Por qeverisjet vendore kane shume pak eksperience nė pėrfshirjen e qytetarėve dhe pėr tė qene te lire ne ndėrmarrjen e veprimeve pėr tė pėrmirėsuar menyren e ofrimit te shėrbimit. Plani i veprimeve i ndjekur nga rezultatet e anketimit dhe indikatoret e caktuar te performancės bene te mundur qe nje grup i personelit te njėsise se qeverisjes vendore nga cdo lokalitet te arrije te krijoje dhe te ndertoje nje sistem te menaxhimit te performancės per cdo sektor, duke pėrfshirė zhvillimin e indikatorėve dhe planeve pėr tė pėrmirėsuar shėrbimet, bazuar ne rezultatet e performancės. 

Qytetet Pilot

Ne kete program u zgjodhen te merrnin pjese 4 qeveri vendore, bazuar ne diversitetin rajonal dhe ekonomik, dhe pėr tė sherbyer si modele per qytetet e tjera ne perpjekjet ne te ardhmen per ripėrsėritjen e menaxhimit te performancės. Gjithashtu u vendos qe te pėrfshihej dhe nje komune ne kete grup, meqenese komunat perfaqesojne 80% te qeverisjes vendore ne gjithe Shqipėrine dhe problemet e tyre zakonisht jane te ndryshme nga ato te bashkive. Qeverite vendore te perzgjedhura ishin: Komuna e Baldushkut dhe 3 bashki, te Elbasanit, Korcės dhe Lushnjes.

Anketimi i klienteve

Anketimi i qytetarėve shqiptarė, ne Mars 2000, u realizua me 500 familje ne secilen prej 4 komuniteteve pjesėmarrese, dhe grumbulloi informacion per nje numer shėrbimesh publike, duke pėrfshirė rruget, ujin, shėrbimet sociale, grumbullimin e mbeturinave dhe pastrimin, marrėdheniet me qytetarėt dhe parqet. Rezultatet e ketij anketimi bene qe bashkite te rishikonin politikat e tyre te sherbimeve, e te permiresonin ato elemente per te cilet qytetaret ishin te pakenaqur. Duke u nisur nga perqindja e ulet e qytetareve te informuar per politikat sociale, Bashkia Elbasan vendosi te ngreje nje Qender Informimi per sherbimet sociale.