English
Indeks Pershtypje Kontakto
Projekte»Manaxhimi i sherbimeve publike
     

Lobing per rritjen e fondeve per sektorin e bujqesise nga buxheti i shtetit.

Ne cdo vend te botes, pergatitja e buxhetit eshte hapi me i rendesishem drejt permbushjes se detyrimeve qe ka nje qeveri kundrejt shtetasve te saj se bashku me prioritetet dhe nevojat kryesore mbi te cilat qeveria ka formuluar strategjite afatshkurtera dhe afatgjata.

Periudha e zbatimit: 2008
 

Zhvillimet e fundit ne Shqiperi jane shoqeruar me ndryshime positive qe reflektohen ne nje perceptim te ri ne pergatitjen e buxhetit ne kuadrin legal ashtu dhe ne permbajtje dhe prezantim. Nje budget koherent ndihmon dhe lehteson procedure e aprovimit dhe zbatimin ne kohe te investimeve.
 

Duke patur parasysh zhvillimet e fundit te ekonomise ne vend dhe impaktin e sektoreve te ndryshem te ekonomise, eshte arritur ne konkluzionin qe ne kushtet e nje politike te duhur per ambjentin dhe e nje mbeshtetjeje te shtetit ne inkurajimin e investimeve private ne bujqesi, Shqiperia ka nje klime te pershtatshme dhe nje potencial te konsiderueshem per nje zhvillim modern dhe konkurues te sektorit te bujqesise.
 

Qellimi i projektit: Ky projekti kishte si qellim organizimin e nje studimi sensibilizues dhe informues per rritjen e buxhetit ne sektorin e bujqesise dhe per nje menaxhim me te mire te fondeve qe perdoren per investime ne kete sektor. Pergatitja e nje seti rekomandimesh dhe sugjerimesh per permiresimin e pergatitjes dhe zbatimit te buxhetit per zonat rurale. 
 

Ky prijekt u zbatua ne 2 faza:
 

Faza  1: Studim ne nivel kombetar
 

Pergatitja e nje analize krahasuese mbi buxhetin rural dhe zbatimin e tij gjate periudhes 2003-2008 te faktoreve kryesore te perfshire dhe te kuadrit ligjor qe kontrollon kete process. Kjo ishte dhe rezultati i gershetimit te nje pune studimore ne lidhje me aspektin ligjor, te dhenat per zhvillimin e sektorit te bujqesise , alokimi i fondeve ne vite si dhe ndryshimet e reja te reflektuara ne procesin e buxhetimit.
 

Gjithashtu faza e pare perfshiu dhe studimin e nje sere praktikash nderkombetare ne lidhje me dizenjimn dhe menaxhimin e buxhetit rural, vecanerisht nga vende fqinje me kushte zhvillimi dhe tranzicioni te ngjashme me Shqiperine.
 

Faza  2: Konkluzionet finale dhe rekomandimet
 

Kjo pjese e projektit u perqendrua ne pergatitjen e nje seti me rekomandime dhe sugjerime per ndryshime ne ndarjen e buxhetit per sektorin e bujqesise qe reflektonin zhvillimin makroekonomik te vednit ne pergjithsi dhe te ketij sektori ne vecanti, konkretisht:
• Nje sistem informimi dhe raportimi qe mundeson eficience ne nje proces vendimmarrjeje;
• Indikator te performaces financiare qe mundesojne analizen e tendencave dhe krahasimeve ndersektoriale;
• Lidhjen ndermjet buxhetit kombetar dhe treguesve te pritshem qe mbeshtesin zhvillimin e bujqesise.

 

Konkluzioni kryesor i mbeshtetur mbi analizen e pergjithshme te studimit thekson, mbeshtetur mbi nje teresi  argumentash, nje alokim me te madh te fondeve nga buxheti i shtetit per sektorin e bujqesie. Bujqesia eshte nje nga segmentet me te rendesishem te zhvillimit te ekonomise se nje vendi, dhe kjo vlen dhe per Shqiperine. Nga shume studime eshte mbeshtetur fakti i nje lidhjeje pozitive ndermjet investimeve te konsiderueshme ne bujqesi dhe uljes se varferise ne zonat rurale gje qe  kontribuon direkt ne rritjen e mireqenies ekonomike te nje vendi
 

Eshte e rendesishme te ndergjegjesohet opinion i pergjithshem ne lidhje me kerkesat dhe nevojat esenciale te popullsise ne zonat rurale, te pjesemarrjes se komunitetit ne pergatitjen e buxhetit, te strategjive kombetare dhe te praktikave te suskeshme nga vendet fqinje dhe te gjithe keto faktore se bashku udheheqin nje vend drejt nje zhvillimi progresiv.