|
Kohezgjatja e trajnimit: maj 2009
Ky projekt konsistoi ne organizimin e seminareve 2 ditore per ‘Krijimin e kapaciteteve ne pushtetin lokal per zbatimin e ligjit te huamarrjes dhe administrimin e taksave vendore” nga Instituti i Kerkimeve Urbane (URI) ne bashkepunim me Institutin per Demokraci Lokale dhe Rajonale (IDLR). Realizimi i seminarit u financua nga Fondacioni i Shoqerise se Hapur per Shqiperine (Fondacioni Soros).
Qellimi i projektit: Zgjerimi i njohurite te zyrtareve vendore mbi oportunitet qe krijon ligji per huamarrjen vendore krahas njohjes se sistemit dhe procedurave per menaxhimin e buxhetit, administrimin e taksave vendore dhe menaxhimin financiar per te ardhurat dhe shpenzimet mbi bazen e performances.
Objektivat:
• Percjellja tek pjesmarresit e njohurive te mjaftueshme mbi sistemin e menaxhimit e buxhetit dhe permbushjen e kerkesave ligjore specifike; • Zgjerimi i horizontit te njohurive te pjesmarresve lidhur me taksat vendore dhe administrimin e tyre; • Sjellja ne vemendje te pjesmarresve teknikat qe bazohen mbi performancen per menaxhimin financiar ne nivelet vendore; • Ofrimi i njohurive mbi nje fushe te re qe lidhet me huamarrjen vendore dhe marrdheniet e njesive vendore me bankat per financimin e infrastruktures dhe permiresimit et sherbimeve publike.
Temat kryesore te trajnimit:
• Menaxhimi i sistemit buxhetor ne Republiken e Shqiperise; • Permiresimi i menaxhimit financiar ne nivel vendor; • Administrimi i taksave dhe tarifave vendore; • Pergatitaje e Planit per Investimet Kapitale; • Huamarrja vendore.
|