English
Indeks Pershtypje Kontakto
Projekte»Manaxhimi i sherbimeve publike
     

Hartimi i Politikave Zhvilluese nė Shqipėri 2: "Zbatimi i Politikave dhe Planeve tė Veprimit nė Sektorin e Ujit"

Vendimi Nr.660, mbi “Transferimi i aksioneve te ndermarrjeve te ujesjelles kanalizimeve tek qeverisjet vendore” i marre nga Keshilli i Ministrave i Qeverise Shqiptare ne 12 shtator 2008, ka zbatuar me ne fund dispoziten e Ligjit organit mbi qeverisjet vendore (Ligji Nr.8652, date 31 korrik 2000, “Mbi organizimin dhe funksionimin e njesive te qeverisjes vendore ne Shqiperi”), duke bere ne kete menyre nje hap te madh perpara drejt decentralizimit te sektorit te ujesjelles kanalizimeve ne Shqiperi. MPPTT eshte angazhuar te beje sa me efikas decentralizimin e ketij sektori dhe te mbeshtese procesin duke krijuar nje Model Marreveshjeje Performance standarte per te ndihmuar dokumentat e ofruara nga Grupi i Punes Nder-ministror, qe do te lehtesonte rregullimin e marredhenieve te NJQV, si pronare te rinj, me ndermarrjet, si ofrues sherbimi, si dhe Skemen e Transferimit te Investimeve Bazuar ne Performance (STIBP) si nje mekanizem ligjor per alokimin e investimeve kapitale qe synojne forcimin e performances financiare dhe operacionale te ndermarrjeve.

 

Instituti i Kėrkimeve Urbane ėshtė kontraktuar nga MPPTT pėr tė pėrmbushur objektivat sic janė parashikuar nė Termat e Referencės, e cila ngrihet nė bazė tė kontratės.


Objetivat kryesorė tė pėrcaktuar mė lart do tė arrihen duke pėrmbushur aktivitetet e mėposhtme:


Detyra 1: Rishikimi dhe pėrmirsimi i Modelit ekzistues standart tė Marrėveshjes sė Performancės mes njė ndėrmarrjeje dhe zotėruesve tė aksioneve tė sė njėjtės ndėrmarrje. Duke vepruar kėshtu, konsulenti do tė sugjerojė, duke punuar ngushtė me konsulentė tė tjerė pėr tė krijuar rregulla dhe instruksione, pėr institucionalizimin e zbatimit tė Planit tė Biznesit dhe Marrėveshjes sė Performancės. Dokumenti do tė udhėhiqet por jo kufizohet nga parimet dhe struktura e parashikuar nė PNAP. Ai do tė:

 

  • Pėrcaktojė drejtimet kryesore tė zhvillimit tė ndėrmarrjes duke synuar arritjen e qėllimeve tė parashikuar nė PNAP nė kohėn mė tė shkurtėr tė mundshme; 
  • Pėrcaktojė objektivat dhe burimet e zhvillimit tė ndėrmarrjes; 
  • Pėrcaktojė rolin e Qeverisjeve Vendore, dhe tė Ndėrmarrjes, pėr arritjen e kėtyre objektivave, dhe domosdoshmėrinė pėr burime tė tjera duke pėrfshirė investimet e huaja dhe tė brendshme; 
  • Pėrcaktojė njė kalendar tė vecantė pėr uljen e subvencioneve nga Qeveria Qendrore tek ndėrmarrjet por jo mė pak se dhjetė pėrqind (10%) nė vit, me qėllimin e nxjerrjes jashtė tė subvencioneve operacionale tė Qeverisė Qendrore gjatė katėr viteve tė ardhshme; 
  • Angazhojė NJQV dhe Ndėrmarrjen tė ulė deficitet operacionale nė njė masė korresponduese, por pa ulje tė theksuara nė cilėsinė e shėrbimit; 
  • Angazhojė NJQV pėr tė ruajtur Fushėn e Shėrbimit tė Ndėrmarrjes pėr tė paktėn dy vjet nė mėnyrė qė tė shmanget njė fragmentim i panevojshėm;

 

Detyra 2: Asistojė pesė ndėrmarrje, tė pėrzgjedhė qė tė zhvillojė njė plan biznesi nė zhvillimin dhe pėrfundimin e Marrėveshjeve respektive tė Performancės. Konsulenti do tė pėrgatisė draft marrėveshjet e performancės pėr secilėn nga pesė kompanitė pilote dhe do tė asistojė aktorėt e tjerė tė adoptojnė dhe nėnshkruajnė atė sipas roleve dhe pėrgjegjėsive qė secila nga palėt ėshtė e detyruar tė luaj brėnda zbatimit tė saj.


Detyra 3: Rishikimi i mekanizmit aktual tė grantit konkurues dhe sistemit tė alokimit tė investimeve kapitale nė sektorin e ujėsjellėsit dhe asistimi e hartimi i Modelit pėr Skemėn e Transferimit tė Investimeve Bazuar nė Performancė (TIP), e cila do tė ndihmonte konsolidimin e rrjedhės sė investimeve kapitale. Aty ku do tė nevojitet, tė amendohet skema aktuale e granteve konkuruese nė Ligjin e Buxhetit tė Shtetit dhe nė Instruksionet respektive tė Qeverisė pėr zbatimin e Ligjit tė Buxhetit tė Shtetit. Konsulenti, gjithashtu do tė pėrgatisė dokumentet standarte tė metodologjisė pėr pėrgatitjen e projekteve tė reja pėr tu financuar nga TIP. Konsulenti ėshtė pėrgjegjės pėr propozimin e njė formule pėr alokimin e TIP, e cila do tė ketė njė komponent performance dhe njė komponent jo performance, pėr tė konsideruar:

 

  • Pjesa e kritereve tė alokimit tė bazuar nė performancė duhet tė vlerėsojė performancėn e ndėrmarrjeve kundrejt objektivave tė pėrcaktuar nė Marrėveshjen e Performancės. 
  • Pjesa e kritereve tė alokimit jo tė bazuar nė performancė duhet tė bazohet nė nevojė, nė sensin e fokusimit tė investimit nė vendet me nivelin mė tė ulėt tė mbulimit, me orėt mė tė pakta tė shėrbimit, cilėsinė mė tė ulėt tė ujit dhe/apo ku ekziston njė varfėri; 
  • Do tė propozohet njė skemė pėr alokimin e subvencioneve, duke marrė nė konsideratė psh, nevojėn pėr subvencione bazuar jo nė performancė dhe boshllikun e mbetur pėr mbulimin e kostos operacionale dhe tė mirėmbajtjes sipas planit pėr uljen e subvencioneve.

 

Detyra 4: Asistimi i pesė ndėrmarrjeve tė pėrzgjedhura pėr tė hartuar njė plan biznesi, nė pėrgatitjen e dokumenteve tė aplikimit pėr projekte tė reja qė do tė financohen nga TIP tė cilėt janė tė qendrueshėm dhe tė mbėshtetur nga plane biznesi tė dokumentuara e tė aprovuara .


Detyra 5: Njė detyrė tjetėr i kėrkon IKU-t tė koordinojė me Konsulentin e Planit tė Biznesit qė tė zhvillojė njė metodologji standart me qėllim pėrcaktimin e kritereve tė bazuar nė performancėn kryesore dhe nevojėn, si dhe metodologjinė pėr monitorimin e performancės sė ndėrmarrjeve, tė qendrueshme me planet e biznesit dhe programeve tė pėrmirėsimit tė performancės qė ato posedojnė. Metodologjia qė do tė hartohet nga konsulenti do tė:

 

  • Pėrcaktojė nga njė pikėpamje e ndjeshme analizuese faktorėt kryesorė qė duhet tė konsiderojnė ndėrmarrjet e ujėsjellėsit nė mėnyrė qė tė arrijnė objektivat e parashikuara nė PNAP nė kohėn mė tė shkurtėr tė mundshme; 
  • Sugjerojė dhe pėrcaktojė kriteret kyc tė performancės qė do tė konsiderohen tė pėrdoren pėr tė matur performancėn e ndėrmarrjeve tė vecanta; 
  • Pėrgatisė metodologjinė pėr monitorimin e performancės sė Kompanisė.