|
  
Nenkontrate me Sistemin Ndėrkombėtar tė Menaxhimit (MSI) (USA) nen financimin e USAID.
Koha e realizimit:
Data e fillimit: Janar 2002 Data e pėrfundimit: Dhjetor 2004
Me kėtė detyre IKU ka realizuar:
Nje komplet indikatorėsh pėr tė matur performancėn e Departamentit te Urbanistikes ne Elbasan, duke hartuar nje komplet synimesh afatshkurtra, afatmesme dhe afatgjata. Prezantimi i pėrdorimit te informacionit te nje monitorimi dhe vlerėsimi te thjeshtė per nje shqyrtim vjetor te progresit, duke pėrmirėsuar menaxhimin dhe reduktuar mundėsitė per korrupsion gjatė procesit te licensimit. Grupe fokusimi jane organizuar me qytetarė e biznesmene, te cilet jane pyetur nė lidhje me perceptimin mbi rolin e tyre si klient dhe kėnaqėsite apo pakėnaqėsite nė lidhje me shėrbimet.
Arritja e ndėrgjegjėsimit te publikut per transparencen ka qene nje nga aktivitetet e zbatuara me sukses ne kuadrin e kėtij projekti. IKU ka ndihmuar Qendren e Informimit me trajnime dhe materiale pėr tė pėrmirėsuar komunikimin me qytetarėt e Elbasanit; pėr tė pėrmirėsuar raportimin dhe ngritur kapacitetet e qendres pėr tė zgjidhur kėrkesat dhe ankesat e klienteve, e paraqitur me nje sjellje te hijshme nga nėpunėsit civilė.
Jane prodhuar dhe fletepalosje e materiale te tjera pėr tė mbuluar informacionin e nevojshem per rolin dhe funksionet e bashkisė ne pėrgjegjėsite qe ka direkt me ofrimin e shėrbimeve. Gjithashtu materialet kane mbuluar fusha qe kanė lidhje me taksat dhe tarifat qe duhet te paguajne qytetarėt per keto shėrbime.
Ndėrgjegjėsimi i publikut dhe transparenca
- Trajnime te ndryshme jane organizuar ne Bashkitė e Elbasanit dhe te Korcės me teme: Raportimi i Jashtem dhe i Brendshėm dhe Komunikimi. Nė kėto trajnime kanė marrė pjesė personeli i dy qendrave te informacionit dhe personel nga departamentet e tjera te bashkisė, si dhe nga minibashkitė.
- U paraqit dhe u miratua Sistemi i Raportimit te Brendshėm dhe i Mbajtjes se te Dhenave. Elementet me te rėndėsishem pėr tė cilet u ra dakort dhe qe po pėrdoren me shpesh tani: programi i takimeve, raportet per takimet, rregulla te pergjithshme per mbledhjet, raportimi horizontal dhe vertikal.
- U pėrgatit nga IKU nje Manual mbi Komunikimin me Qytetarėt . Tani ky manual ėshtė pjese e rregullores se brendshme te Bashkisė se Elbasanit, i miratuar si i tille nga kėshilli bashkiak. Manuali pėrfshin mjetet qe duhet te pėrdorė bashkia pėr tė rritur transparencen dhe pėrfshirjen qytetare ne qeverisjen vendore.
- IKU ka ndihmuar Bashkinė e Elbasanit dhe me programin e etikes.(kapaku i skanuar) Kjo pėrfshin trajnime dhe zbatime tė Kodit te Etikes. Janė bėrė takime te ndryshme me kryetarin e bashkisė dhe personelin e tij dhe versioni final i Kodit te Etikes u diskutua ne nje takim me perfaqesues nga te gjitha departamentet, me ndihmėn e konsulentit te MSI-se. U pėrgatit versioni final i Kodit te Etikes dhe u miratua nga kėshilli bashkiak qe te ishte pjese e rregullores se brendshme te bashkisė. I njejti proces per Kodin e Etikes perfshiu bashkitė e Korcės dhe Shkodres. Keto kode jane pėrgatitur duke u bazuar ne udhėzuesin e ofruar nga IKU Pėrgatitja e Kodeve te Etikes per Administraten Lokale dhe Kėshillat Lokalė
IKU ka ndihmuar Kėshillin Bashkiak te Elbasanit me nje program te etikės, duke pėrfshirė aprovimin e nje Kodi Etik nga Kėshilli Bashkiak, implementimin, trajnimin, ngritjen e nje Komiteti Etik duke vendosur rregulla dhe sanksione per zyrtaret e zgjedhur dhe te emeruar.
Gjate 2003 - 2004, eksperienca e Elbasanit u aplikua ne tre qytete te tjera: Korce, Tirane dhe Lushnje. Puna konsistoi kryesisht ne:
- Pėrmirėsimin e procedurave administrative per eliminimin e pengesave dhe reduktimin e abuzimit ne pėrdorimin e autoritetit. Drejtuesit e departamenteve ne bashki identifikuan, si proritet per tu adresuar nepermjet ketij projekti, ato procedure dhe transaksione qe ata i konsideruan si te prirura per korrupsion. Ne vazhdim u inkurajua dhe pjesemarrja qytetare ne keto reforma.
- Zbatimin e kontrolleve te brendshme brenda departamenteve qeveritare.
- Krijimi i procedurave dhe vendimmarrjeve qeveritare mė te hapura e transparente.
- Institucionalizimi i kodeve te etikes per zyrtaret bashkiakė dhe personelin qe do te adresonte cėshtje si konflikt interesash.
Vemendje e vecante iu kushtua Bashkise se Tiranes e cila u asistua ne finalizimin e regullores se brendshme qe u adoptua pas emerimit te keshillit bashkiak.
- Ne kete faze iu kushtua me shume vemendje Keshillit Bashkiak, dhe disa aktiviteteve qe u organizuan. (foto,)
- Nje produkt shume i kesaj faze eshte manuali mbi Monitorimin dhe Supervizimin e Puneve Publike.
Supervizimi i puneve publike eshte akoma i dobet ne Shqiperi, ne lidhje me punet e bera nga palet e treta related tote nenkontraktuara nga qeverisja vendore, sic jane rikonstruksionet e rrugeve, ujesjellsat, sistemet e kanalizimeve te ujrave te zeza dhe te tjera. Pavaresisht nese kjo ndodh per arsye te korrupsionit apo manaxhimit te keq, ne shume raste punet publike te realizuara nga kompanite private te kontraktuara direkt nga qeverisja vendore, shpesh nuk i plotesojne cilesite e kerkuara dhe kane probleme serioze, menjehere pas perfundimit te garancise qe eshte afatshkurter. Supervizimi i ketyre puneve behet nga supervisore teknike, qe punesohen nga qeverisja vendore. Shpesh, keta supervizore punojne per te mbrojtur interesat e investitoreve dhe jo qeverisjen vendore, dhe ata qe e pesojne ne fund te fundit jane qytetaret, te cilet jane perfituesit direkt te ketyre puneve. IKU ka pergatitur nje manual mbi Supervizimin dhe Dorezimin e Puneve Publike duke asistuar me trajnime dhe dhe elemente te tjere grupet qytetare ne 4 qytete ne Elbasan, Korce, Shkoder dhe Tirane per te supervizuar punet publikete zbatuara nga kompanite private, te kontraktuar nga qeverisja vendore.
Aktivitete te tjera:
Me detyrėn e anėtarit tė Koalicionit Shqiptar Kunder Korrupsionit (ACAC) IKU ka drojtuar Forumin Kombetar Mujor, perfaqesuar nga drejtori i tij ekzekutiv. Organizimi i forumeve mujore ne bashkėpunim me sekretariatin e ACAC, identifikimi i cėshtjeve dhe folesve, moderimi i forumit dhe pėrgatitja e njoftimeve per shtyp do tė jenė pėrgjegjėsite kryesore te drejtuesit te forumit.
 |
| |