Ky projekt ėshtė fokusuar nė ngritjen e kapaciteteve tė OSHC nė 5 qytete (Kamza, Shijak, Ēorovodė, Pėrmet dhe Laē) pėr tė ndėrmarrė njė rol aktiv nė promovimin e principeve tė mirėqeverisjes nė nivel lokal.Gjithashtu nė inkurajimin e OSHC-ve nė monitorimin e aktiviteteve tė qeverisjes lokale, me qėllim zhdukjen e korrupsionit nėpėrmjet proceseve transparente dhe rritjes sė influencės nė administratėn publike, ku korrupsioni nė ēfarėdo vlere ėshtė i pa tolerueshėm.
|
|
Projekti ka ndėrmarrė njė sėrė aktivitetesh qė synuan realizimin e objektivave tė mėposhtėm:
-
Rritjen e kapaciteteve tė organizatave tė shoqėrisė civile pėr tu angazhuar nė proceset e qeverisjes lokale.
-
Pėrmirėsimi i transparencės dhe bashkėpunimit ndėrmjet qeverisjes lokale dhe OSHC rajonale.
-
Rritjen e ndėrgjegjėsimit tė komunitetit nė lidhje mė masat dhe veprimet anti-korrupsion.
Kėto aktivitete u gropuan sipas detyrave tė mėposhtme:
-
Detyra 1: Vlerėsimi i kapaciteteve dhe nevojave tė OSHC nė secilin prej qyteteve tė pėrzgjedhur sė bashku me ēėshtjet kryesore ku ato kanė mė tepėr nevojė pėr trajnime dhe asistencė me qėllim ngritjen e kapaciteteve, dhe mė konkretisht: funksionet dhe kompetencat e qeverisjes lokale, lidership, advokim dhe lobim etj.
-
Detyra 2: Organizimi i Trajnimeve pėr OSHC lokale dhe stafin e Zyrave tė Informimit Publik pranė bashkive nė mėnyrė interaktive, duke kombinuar prezantimin e informacioneve dhe materialeve me diskutimin e pjesėmarrėsve nė lidhje me eksperiencat e tyre pėr ēėshtjet problematike nė fushėn e komunikimit dhe transparencės ndėrmjet shoqėrisė civile dhe qeverisjes lokale nė qytetet e tyre. Qėllimi i kėtyre trajnimeve ishte pėrmirėsimi dhe ngritja e kapaciteteve tė OSHV-e dhe administratės publike pėr tė luftuar korrupsionin dhe pėr tė pėrmirėsuar pėrgjegjshmėrinė e qeverisjes lokale kundrejt nevojave tė komunitetit.
-
Detyra 3: Ngritja e rrjeteve tė shoqėrive civile nė ēdo qytet, duke zgjedhur njė OSHC si drejtuese tė rrjetit, pėr tė mbrojtur nevojat dhe kėrkesat e komunitetit pėr njė qeverisje tė pėrgjegjshme dhe efektive. Qėllimi kryesor nė kėtė fazė ishte ngritja e rrjeteve civile dhe institucionalizimi i tyre pėr tė ndėrmarr veprime dhe pėr tė pėrgatitur produkte konkrete nė kuadrin e pėrmirėsimit tė transparencės dhe mbrojtjes sė interesit tė komunitetit.
-
Detyra 4: Rishikimi i kuadrit institucional pėr funksionimin e Zyrave tė Informimit Publik nė bashki nė mėnyrė qė tė pėrmirėsohet shėrbimi i informim publik si dhe cilėsia e materialeve informuese pėr qytetarėt. IKU ka asistuar nė pėrgatitjen e njė gazete lokale nė lidhje me strukturėn e pėrmbajtjes, funksionet pėrfshirės, procesin e pėrgatitjes, mėnyrėn e promovimit dhe kanalet e shpėrndarjes tek qytetarėt.
-
Detyra 5: Asistencė direkte pėr rrjetet e OSHC nė zbatimin e vlerėsimeve mbi fusha specifike tė qeverisjes lokale.
Ekspertėt e URI-t dhe rrjetet e shoqėrisė civile kryen analiza tė situatės bazė tė shėrbimeve publike specifike, shkaqet e perfomancave tė ulėta, dhe vendosėn objektiva dhe rezultate tė pritshme pėr pėrmirėsimin e kėtyre shėrbimeve ashtu siē kėrkohej nga qytetarėt. Qėllimi kryesor ishte prezantimi i informacionit nė lidhje me shėrbimin dhe standardet e tij nė njė gjuhė tė thjeshtė dhe tė kuptueshme pėr tė gjithė, dhe i treguesve tė matshėm qė mund tė monitorohen lehtėsisht nga shoqėria civile nė bashkėpunim mė qeverisjen lokale nė tė ardhmen me qėllim pėrmirėsimin e tyre nė tė ardhmen.
|