|
Programi financohet nga Banka Botėrore dhe vihet nė zbatim nga IKU dhe Qendra Kombėtare per Studime Sociale.
Koha e realizimit:
Data e fillimit: Dhjetor 2002 Data e pėrfundimit: Dhjetor 2003
Programi pėrfshin 2 komponente:
I. Anketen per shėrbimet ne qytetin e Tiranės dhe ngritjen e nje Qendre Informacioni ne Bashkinė e Tiranės;
Objektivat specifike te studimit
- Vėzhgimi dhe identifikimi i shėrbimeve qe pėrdoren me teper nga qytetarėt e thjeshtė dhe kompanite.
- Vėzhgimi i cilėsisė, sasisė dhe zgjerimit te shėrbimeve qe pėrdoren mė shume nga klientet dhe identifikimi i arsyeve kryesore qe ndikojne ne cilesine e shėrbimeve.
Zbatimi i projektit dhe rezultatet:
Menyra se si ėshtė formuluar ky anketim ėshtė e thjeshtė dhe e lehte per tu pėrsėritur nga vete Bashkia e Tiranės ne te ardhmen, nė mėnyrė qė te lejojė menaxheret te bejne krahasime pėr tė parė nese ka pasur progres, nese jane zgjidhur problemet dhe nese ndryshimet ne programet apo politikat e qeverise kane ndikuar ne efektivitetin dhe cilesine e shėrbimeve.
Grupi i synuar ne kete anketim kanė qenė familjet qe jetojne ne Tiranė dhe kompanite qe ushtrojne aktivitetin ekonomik ne Tirane. U intervistuan rreth 1200 qytetarė. Kjo u realizua ne bashkėpunim me Departamentin e Burimeve Njerėzore. Pyetėsori dhe rezultatet e anketimit ndodhen ne Faqen e Internetit te Bashkisė se Tiranės.
U realizua kontrolli i pergjigjeve te seciles pyetje per cdo kategori te intervistuar. Ky informacion tregon se cilat shėrbime jane ne nivelin e duhur dhe cilat jo, per kategori te ndryshme qytetarėsh. (Tabela e pyetjeve tregon edhe perqindjen e te intervistuarve qe rendisin cdo pergjigje, gjithashtu dhe numrin e te intervistuarve ne secilen kategori, nė mėnyrė qė analistet te konsiderojne masen relative te cdo kategorie).
Rezultatet nga cdo pyetje paraqiten ne menyre sa me koncize dhe te lehte per tu interpretuar. Nė pėrgjithėsi, forma kryesore e prezantimit te rezultateve te anketimit arrihet me paraqitjen e perqindjeve te grupit qe dha pergjigje per cdo pyetje. Rezultatet jepen pėr tė gjithe grupin e zgjedhur dhe ndahen sipas kategorive kryesore te klienteve. Te dhenat raportohen sipas llojit kryesor te klientit, zonės gjeografike (rezidenca), grupit tė tė ardhurave, grupmoshave, gjinise dhe pėrbėrjes familjare.
Nje shembull i anketes ėshtė ne zyren e IKU-t ne Tiranė per ata qe jane te interesuar mbi kete subjekt.
Komponenti II. Ngritja e kapaciteteve ne Bashkinė e Tiranės
Zbatimi i kėtij projekti vjen ne nje kohe kur faza e pare, anketimi per shėrbimet dhe raportimi ka perfunduar.
Objektivat specifike per ngritjen e kapaciteteve
Ngritja dhe asistenca e Qendres se Informacionit ne Bashkinė e Tiranės dhe pėrmirėsimi i kapaciteteve te Bashkisė se Tiranės pėr tė komunikuar dhe pėr tė qene me te besueshem perpara qytetarėve te tyre ne ofrimin e shėrbimeve nga ana e qeverisjes vendore.
Puna dhe aktivitetet e ndryshme ne Qendren e Informacionit perfshiu pergatitjen dhe ofrimin e trajnimeve qe perfshin 14 module duke trajtuar ceshtjet e meposhtme:
§ Standartet per ofrimin e sherbimeve publike,
§ Sherbimi ndaj klientit,
§ Komunikimi me klientin
Janė bėrė forma te ndryshme qe u ofrojne qytetarėve informacion ose forma nepermjet te cilave qytetarėt kerkojne informacion per shėrbime te ndryshme, te cilat mund te gjenden lehte edhe ne Faqen e Internetit te Bashkisė se Tiranės.
Informacioni i pėrgatitur dhe i ofruar ne kete Qender Informacioni konsiston ne:
- Fletepalosje me informacion te pergjithshem persa i perket struktures dhe funksioneve te bashkisė, pėr detyrat dhe pėrgjegjėsite e kėshillit bashkiak, shėrbimet bashkiake, kalendarin e aktiviteteve dhe pritjen e qytetarėve.
- Faqe informimi mbi detyrat dhe pėrgjegjėsite per secilin sektor te bashkisė, rregullat baze per ndertimet, cfare kerkohet pėr tė aplikuar per license, kriteret pėr tė perfituar asistence sociale, taksat lokale dhe tarifat per shėrbimet e tjera te ofruara nga bashkia etj.
I gjithe ky informacion mund te gjendet dhe ne Faqen e Internetit te Bashkisė se Tiranės.
Ndėrkohė merren dhe regjistrohen ankesat e qytetarėve ne nje ambjent mė vete brenda strukturave te organizuara te bashkisė, sic ėshtė Qendra e Informacionit, e cila po pėrmirėson komunikimin me qytetarėt, si pjese e sistemit te Kartave te Raportimit. Pėr tė regjistruar ankesat, qytetarėt ne Qendren e Informacionit duhet tė plotėsojnė nje forme aplikimi e cila bėhet ne dy kopje dhe nje kopje dergohet te zyrtari pėrgjegjės. Ky informacion i kalohet Kryetarit te Bashkisė dhe kėshillit bashkiak, nė mėnyrė qė te sigurohet se personeli i bashkisė e ka kryer detyrėn ndaj nevojave te qytetarėve. Pervec kesaj, statistikat qė kanė tė bėjnė me numrin dhe llojin e ankesave pėrdoren per monitorimin e performances se shėrbimeve dhe kjo konsiderohet ne buxhetin e ri qe Bashkia e Tiranės pėrgatiti per vitin 2004 apo vitet ne vazhdim.
Per vete faktin se nje qender informacioni nuk mund tu pergjigjet te GJITHA nevojave te qytetit dhe duke marrė parasysh problemin e transportit publik, qe nuk e mbulon tere qytetin, u ngrit dhe nje qender tjeter informimi para fundit te vitit 2004, qe do ti sherbeje me mire qytetarėve, duke u bazuar ne kapacitetet dhe eksperiencat e marra nga Qendra e Informacionit te Tiranės, e asistuar si gjithmone nga IKU&NACSS.
|