English
Indeks Pershtypje Kontakto
Projekte»Inisiativa per antikorrupsionin/Qeverisja e mire
     

Ngritja e nje Qendre Informacioni per Shėrbimet Sociale

Gjate hartimit te Planit te Veprimeve per Pėrmirėsimin e Shėrbimeve Sociale nen Projektin e Menaxhimit te Performancės (shih me siper Menaxhimi i Performancės per Shėrbimet Bashkiake), doli qe nje nga problemet kyce te personelit te bashkisė ishte mungesa e informacionit te sakte dhe te plote per shėrbimet sociale. Si rezultat, grupi i punes i drejtuar nga IKU hartoi njė plan per ngritjen e nje Qendre Informacioni - qe u be relitet brenda pak muajsh.

Financuar nga SOROS, Shoqėria e Hapur per Shqipėrine, ne bashkėpunim me Mercy Corp (USAID).

Data e Fillimit: Dhjetor 2000   Data e Perfundimit: Nentor 2001

Projekti pėrfshiu aktivitetet e meposhtme:

  • Adoptimi dhe rehabilitimi i nderteses se ofruar nga Bashkia e Elbasanit per Qendren e Informacionit (kjo pjese e projektit u financua nga Mercy Corp –USAID).
  • Nje vizite studimore ne Bullgari per personelin e Qendres se Informacionit dhe personelin e bashkisė pėr tė parė nga afer praktika te se njejtes fushe interesi, e iniciuar, organizuar dhe drejtuar nga IKU (aktiviteti u financua nga World Learning – USAID).
  • Ofrimi i pajisjeve dhe ngritja e rrjetit te brendshėm te sistemit (ky aktivitet dhe ato qe pasojne u financuan nga SOROS).
  • Trajnimi i personelit te Qendres me metoda dhe ofrimin e materialeve per fushen e interesit.
  • Asistence teknike per personelin e qendres per aktivitetin e perditshem.
  • Asistencė per Qendren pėr tė hartuar dhe krijuar nje rrjet NGO, sikurse ato qe jane te pranishme ne qytet dhe qe operojne ne fushen e shėrbimeve sociale.
  • Asistencė per bashkine pėr tė pasur marrėdhenie te qendrueshme me institucionet e tjera te shtetit te cilat perbejne nje pjese te burimeve te informacionit per kualifikimin e atyre ne nevoje qe perfitojne asistencen e shtetit ne kesh.


Ne jemi te  kenaqur te themi se kjo qender informacioni e ngritur ne Elbasan per shėrbimet sociale me mbėshtetjen e IKU-t po funksionon me sukses dhe ne vazhdimėsi, duke i dhene nje ndihmėse te madhe sektorit dhe qytetarėve.

Ishte ky projekt i realizuar me sukses qe e beri bashkine ta zgjeronte qendren e informacionit per shėrbimet sociale qe te mbulojė te gjitha shėrbimet qe ofrohen nga bashkia.

Kjo qender po funksionon teresisht dhe me eficence.