|
Kontrate me: Instituti i Ekonomise Urbane
Mbeshtetur nga: Banka Boterore
Periudha e zbatimit
Data e Fillimit: Qershor 2005 Data e Mbarimit: Gusht 2005
Gjate fazes se tranzicionit dhe me ndryshimet politike ne fillim te viteve 90, sektori i ujit dhe kanalizimeve ne Shqiperi kaloi nepermjet disa reformave problematike qe vazhdojne te kene nevoje per zgjidhje. Pavaresisht nga perpjekjet e Qeverise dhe ndihmes se donatoreve, gjendja me ofrimin e ujit te pijshem dhe sherbimi I kanalizimeve te ujrave te zeza ne vecanti ne Shqiperi paraqitet ne gjendje kritike, pothuajse ne kushte te ngjashme me vendet e tjera ne tranzicion. Kjo gjendje ndikohet kryesisht nga niveli I larte i demtimeve ne infrastrukture, rezultati I te cilave eshte humbja e madhe e ujit dhe shpesh shoqerohet me perzierjen me ujrat e zeza, duke shkaktuar keshtu ndotjen e ujit te pijshem. Investimet nevojiten ne te dy sektoret si ne ujin e pijshem ashtu edhe ne kanalizimet e ujrave te zeza per 10 vitet ne vazhdim ne menyre qe te arrihen standartet e BE, llogariten tek 150-170 Milion dollare amerikane, te pakten tre here me shume nga ceshte financuar deri tani. Situata eshte renduar edhe si pasoje e nderhyrjeve ilegale ne rrjet, si pasoje e migrimit te pakontrolluar nga zonat rurale ne ato urbane.

Objektivi i shtate Sigurimi i pandėrprerė mjedisor i Deklarates se Mijevjecarit- pėrfshin objektivin 10, i cili parashikon pergjysmimin, deri ne 2015, e raportit te njerezve pa mundėsi per uje te pijshem te vazhdueshem dhe kanalizime qendrore.
Dy treguesit e struktures zyrtare globale, respektivisht 30 dhe 31, u projektuan pėr tė matur zhvillimin ne drejtim te objektivit 10 sipas Programit te Perbashket te Monitorimit duke perfshire vendet pilot te Gjeorgjise, Taxhikistanit dhe Shqiperise. Ky studim ofron kapitullin matjeve globale ne kete sektor per Shqiperine.
Aktualisht ka 30 kompani per ujin e pijshem dhe kanalizimet e ujrave te zeza dhe 24 kompani qe manaxhojne vetem ujin e pijshem, pra 54 kompani qe ofrojne sherbimin per 65 bashki dhe per disa fshtra ne 171 komuna. Ky studim synoi realizimin e nje analize tė nevojave pėr njė zhvillim tė panderprere tė kapacitetit kombetar te statistikave dhe sistemit te monitorimit te zhvillimit, duke pėrdorur nje strukture globale dhe nje grup treguesish plotesues ne shtetet pilote te Gjeorgjise, Taxhikistanit dhe Shqipėrise.
Produkti kryesor eshte nje raport i fuqishem analitikisht dhe i mirėstrukturuar, qe pėrmban tre kapituj kryesorė.
- Studim analitik treguesish, qe shpjegon treguesit plotesues dhe metoden per prezantimin e tyre, bashke me treguesit e struktures globale.
- Te dhenat analizuese per vendin qe pėrfshijne: Vlerėsimin e cilėsisė dhe pėrdorshmerise se te dhenave; mbledhjen e te dhenave per strukturen globale dhe treguesit plotesues; pėrcaktimin e te dhenave baze; itinerarin e pelqyeshem tė OZHM (Objektivat e Zhvillimit per Mijevjecarin).
- Analiza e kostove dhe institucioneve te Shqiperise per krijimin e nje sistemi statistikor te besueshem per monitorimin e treguesve plotesues.

Kopje te studimit jane ne zyren e IKU-t ne Tirane.
|