English
Indeks Pershtypje Kontakto
Projekte»Decentralizimi
     

Vlerėsimi i Zbatimit te Procesit te Decentralizimit nė Shqipėri.

Universiteti i Elbasanit “ Aleksander Xhuvani” (UE), Instituti i Kėrkimeve Urbane (IKU) dhe Universiteti Bujqesor dhe Mekanik i Floridas (UBMF) kane zbatuar projektin studim “Vlerėsimi i zbatimit te procesit te decentralizimit nė Shqipėri: Shembulli i qytetit te Elbasanit”. Fondi per kete projekt u sigurua nga Shoqata Kombėtare e Shkollave Administrimit Publik, si dhe Rrjeti i Instituteve dhe Shkollave te Administrimit Publik per Evropen Linodre dhe Qendrore mbeshtetur nga Agjencia Amerikane per Zhvillimin Ndėrkombėtar (USAID).



Financuar nga: Shoqata Kombėtare e Shkollave te Administrimit Publik ne Amerike.

Periudha e zbatimit:                   Data fillimit:                        Dhjetor 2003     

 

                                                    Data e pėrfundimit:            Qershor  2004

Ky projekt synoi te rriste kapacitetet per bashkine e Elbasanit ne marrjen e informacionit per:

 

  • gjendjen aktuale te bashkise,
  • perceptimin e publikut per decentralizimin, dhe
  • problemet e perditshme me performancen.

 

Ky informacion u jep mundesi drejtuesve lokal qe te kuptojne me mire situaten aktuale ne Elbasan. Rezultatet e ketij studimi ishin shume te vlefshme per t'u perfshire ne planin lokal strategjik.

Pyetjet e dale nga studimi adresojne ceshtje si:


 

  • Si e kuptojne roline e tyre te ri qeverisjet vendore ne strukturen e decentralizuar?
  • Si po perballen qeverisjet vendore me pėrgjegjėsite e shtuara si rezultat i decentralizimit?
  • Cfare kapacitetesh eksiztuese kane qeverisjet vendore nė mėnyrė qė te marrin pėrgjegjėsite e reja? Cilat jane hendeqet qe e pengojne kete?
  • Cila ėshtė sasia dhe cilesia e shėrbimeve publike te ofruara nga qeverisjet vendore?
  • Si i marrin qytetarėt keto shėrbime publike te ofruara nga qeverisjet vendore?
  • Si mund te rrisin qeverisjet vendore kapacitetet e tyre pėr tė ofruar shėrbime publike ne nje forme te vazhdueshme te frytshme dhe te dobishme?
  • Cilat jane nevojat e trajnimeve qe kane qeverisjet vendore? A jane keto nevoja te njejta ne te gjitha qeverisjet vendore apo te ndryshme?

 

Studimi I Metodologjise

Ky studim shfrytezoi si metodat studimore cilesore ashtu dhe ato sasiore. Pjesa e anketuar e popullsise ishin familjet ne qytetin e Elbasanit dhe punonjėsit e bashkise se Elbasanit. 31 studente te Fakultetit Ekonomik ne Universitetin e Elbasanit anketuan popullsine (400 familje) te perzgjedhura nė mėnyrė te rastesishme.
Bashke me anketimet u realizuan intervista me punonjes te bashkise.

Te dhenat e mbledhura nga anketimet e familjeve u analizuan me programin statistikor SPSS. Antaret e grupit te punes ne Universitetin Bujqesor dhe Mekanik te Floridas perpunuan skemen e shifrimit dhe formen e futjes se te dhenave, i cili u dorezua tek Fakulteti i Universitetit te Elbasanit per tu pėrdorur ne futjen e te dhenave. Forma e te dhenave u dergua ne Universitetin Bujqesor dhe Mekanik ne Florida per t'u analizuar. Te dhenat sasiore te marra nga intervistat u grupuan dhe u analizuan bazuar mbi kriteret e sistemit te analizimit te te dhenave, modeli Miles dhe Hiberman (1999).

Konkluzionet e kėtij studimi u ndane me zyrtare te bashkise se Elbasanit,  pėrfshire dhe Kryetarin e Bashkisė si dhe antare te Kėshillit Bashkiak, ne nje seminari nje ditore te realizuar ne Bashkinė Elbasanit.