|
Kontrate me: PNUD (Programi per Qeverisjen Vendore)
Koha e realizimit: Data e fillimit : Tetor 2002
Data e pėrfundimit : Mars 2003
Megjithate per kete kerkohen aftesi te mira manaxheriale. Transferimi I autoritetit nderkohe qe eshte i rendesishem per decentralizimin shtron nje sere pyetjesh konkrete qe duhej te adresoheshin para se te ndodhte ky transferim. Nje nga hapat kryesore per tu ndermare ishte trajnimi i personelit per pergjegjesite e reja.
Detyra e IKU-it ishte pėrgatitja e nje moduli trajnimi per Prokurimet Publike duke perfshire manualin operacional, Programin e trajnimeve, dhe materiale per ceshtjet qe kane te bejne me prokurimet ne menyre qe te rritet eficenca dhe kapacitetet ne nivel lokal. Temat ne kete dokument kane te bejne me:
- Legjislacionin aktual per prokurimin e sherbimeve dhe puneve publike; pergjegjesite e reja dhe funksionet e Qeverisjes Vendore ne procesin e decentralizimit;
- teknikat transparente dhe te drejta te prokurimit dhe planet qe duhet te pėrgatiten ne fillim te vitit per prokurimin dhe kontraktimin e shėrbimeve, materialeve apo puneve;
- Konceptet kombetare/nderkombetare te pranueshme per prokurimin publik
- Specifikimet teknike kontraktuese e modeluese per prokurimet e sherbimeve baze, puneve publike dhe infrastrukturen.
Manuali u hartua ne bashkepunim te ngushte me Ministrine e Qeverise Vendore dhe Decentralizimit. Ky manual u aprovua nga ky i fundit perpara se te fillonte seria e trajnimeve.
|