|
Ne bashkėpunim me SIPU International (Suedi), nen financimin e SIDA (Agjensia Ndėrkombėtare Suedeze e Zhvillimit)
Koha e realizimit: Data e fillimit: Tetor 2002
Data e pėrfundimit: Tetor 2005
Nderhyrja me e madhe e projektit qėndron ne forcimin e e qeverisjes vendore. Projekti konsistoi ne mbėshtetjen e njėsive te qeverisjes vendore ne qarkun e Korcės pėr tė zhvilluar dhe zbatuar planin e zhvillimit ekonomik. Projekti perfshin asistence per Ministrine e Qeverisjes Vendore pėr tė zhvilluar aspektet dhe rregulloret ligjore per funksionet ekskluzive rajonale.
Projekti u zhvillua ne dy nivelet e qeverisjes dhe te gjithe sektoret e ekonomise, familjare, komunitetin e biznesit, institucionet rajonale dhe te zhvillimit, qė jane gjeresisht te pėrfshira ne projekt. Projekti zhvillon brenda kuadrit ekzistues ligjor nje legjislacion te ri qe lehteson njohjen e zhvillimit rajonal ne nivel kombetar.
Nje ekspert i pėrhershėm decentralizimi i IKU-se ėshtė i lidhur me ekspertin e SIPU International pėr tė ndihmuar Ministrine e Qeverisjes Vendore dhe Decentralizimit me zbatimin e Planit te Veprimit te Decentralizimit.
Faza e pare e projektit perfshiu pese module nga gjashte muaj secili.
Moduli i pare sqaroi se ku duhet te fokusohet projekti. Pas diskutimesh qartesimi me Keshillin Rajonal, Ministrine e Qeverise Vendore dhe Decentralizimit (MPVD) dhe me SIDA ne Tirane, u vendos qe nga 34 qeveri vendore ne nivelin e pare (komuna dhe bashki) ne qark, nente komuna pilote u zgjodhen per mbeshtetje: Liqenas, Voskopoje, Proptisht, Hudenisht, Mollas, Bulgarec, Voskop, Proger, dhe Qender-Bilisht.
Prioritetet e nderhyrjes u hartuan ne saje te nje procesi te gjate me seminare, takime dhe konferenca duke perfshire qindra perfaqesues nga qeverite vendore te zgjedhurit lokale dhe eksperte dhe kategori te tjera te aktoreve kryesore ne qark. Ky process gjitheperfshires krijoi nje baze te forte mbi te cilen u bazuan planifikimi i projektit dhe ngritje kapacitetesh ne nivel lokal, rajonal dhe kombetar.
Nje analize per funksionet u realizua ne menyre qe te shihej sesi Keshillat rajonal ishin te organizuar dhe te trajnuar per te arritur qellimet dhe objektivat e projektit te parashikuara ne LFA.
Bazuar ne informacionin e grumbulluar nga aktivitetet e permendura me larte, gjate projektit u hartuan planet e punes per modulet 2 5 qe pershkruanin aktivitetet e nevojshme per te arritur qellimet dhe objektivat e ketij projekti.
Pese fushat qe u identifikuan jane si me poshte:
- Mbeshtetja e qeverisjes demokratike
- Planifikimi I zhvillimit me pjesemarrje
- Zhvillimi I metodave dhe aftesive (duke u fokusuar ne fushat e qeverisjes demokratike, manaxhimi financiar, planifikimi fizik dhe metodat e pplanifikimit per zhvillim)
- Rritja e kapaciteteve te Keshillit Rajonal
- Aktivitete ne nivel kombetar
Qe te pese fushat jane perfshire ne modulet 2-5, por ne nje kontekst pak ndryshe.
Te gjitha manualet e janė te disponueshme nė zyren e IKU-t.
|