English
Indeks Pershtypje Kontakto
Projekte»Decentralizimi
     

Asistenca Teknike per Qeverisjen Vendore

Faza e pare e projektit u hartua nė shėrbim tė forcimit tė lidhjes midis qytetarėve dhe qeverisjes vendore duke pėrdorur opinionet dhe rekomandimet e mbledhura gjate grupeve te fokusimit dhe tavolinave te rrumbullakta per shėrbimin ndaj qytetarėve, te kostove dhe tarifave. Ne vazhdim ekipi i projektit ka pershtatur nje menyre nga poshte - lart pėr tė diskutuar rezultatet dhe teknikat me zyrtaret e qeverisjes vendore dhe grupet e fokusimit te qytetarėve pėr tė identifikuar nje nderthurje ne nje modul te nevojshem per qeverisjen vendore...

Nenkontraktuar nga Instituti Urban (SHBA), nen financimin e USAID.

Koha e realizimit:                  Data e fillimit:                             Nentor 2001   

 

                                                 Data e pėrfundimit:                  Nentor 2002

Komponent I: Sigurimi i pjesemarrjes qytetare nė procesin e vendimmarrjes ne qeverisjen vendore.

Ne fund te ketij projekti u pergatit nje manual per pjesemarrjen qytetare. Ky manual fillimisht ofroi mjete per zhvillimin dhe mbeshtetjen e pjesemarrjes qytetare ne qeverisjen vendore. Drejtuesit e qeverisjes vendore e vleresojne shume tani pjesemarrjen qytetare dhe perpiqen te gjejne mjete efektive per kete.

Aktiviteti ka sjellė rezultate te cilat ndihmojne qeverisjet vendore:

 

  • ne edukimin e qytetarėve per probleme te shėrbimeve dhe tarifave
  • pėr tė lidhur pėrmirėsimin e shėrbimeve bashkiake me problemet e qytetarėve per shėrbimet publike.

 

Aktiviteti perfshiu hartimin e metodave per pėrfshirjen direkte te qytetarėve pėr tė bashkėpunuar me qeverisjen vendore nė parashtrimin dhe zgjidhjen e problemeve qė kanė tė bėjnė me pėrmirėsimin e ofrimit te shėrbimeve publike. Nje nga veprimtarite kryesore te projektit ka qene dhe trajnimi i te zgjedhurve vendorė te qeverisjes vendore dhe administrates se saj.

Manuali i “Caktimit te kostos dhe tarifave” mund te gjendet te zyrat e IKU-t ose IU-sė.

Komponenti II: Hartimi i metodologjise dhe organizimi i inventareve pilot dhe i transferimit te pronave publike nė njėsite e qeverisjes vendore.

IKU ka hartuar e zbatuar rregulloret dhe ka organizuar inventarin e pronave publike ne 7 njėsi te qeverisjes vendore, duke pėrfshirė bashki dhe komuna. Jane pėrgatitur instruksione pėrdorimi, forma per transferimin e pronave publike ne mbare vendin dhe jane testuar e aprovuar zyrtarisht nga Ministria e Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit. Gjithashtu ėshtė bere, publikuar dhe aktualisht ėshtė ne pėrdorim nga institucionet vendore e qendrore,  nje manual qe ndihmon institutet shteterore te perballen me kėrkesat ligjore qė kanė tė bėjnė me inventarin dhe transferimin e pronave publike.

Gjithashtu IKU ka hartuar nje udhezues per percaktimin e funksioneve dhe pergjegjesive te Keshillave Rajonale ne Shqiperi. Dokumenti i ėshtė dorezuar Ministrise se Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit si nje mjet pėr tė hapur dhe organizuar diskutime mbi rolin e kėshillit rajonal nė Shqipėri, duke pėrfshirė donatorė dhe aktore te tjere lokalė.

Komponenti III: Zbatimi i menaxhimit te performancės ne 10 qytete, sipas aplikimit te procesit te buxhetimit te qeverisjes vendore nė Shqipėri.

Periudha e zbatimit: Maj 2003 – Mars 2004

Aktivitetet pėrfshijne:

  • Pjesėmarrjen dhe mbėshtetjen e trajnimeve te organizuara per t’u ofruar asistence zyrtareve lokalė ne perpjekjet e tyre pėr tė zbatuar menaxhimin e performancės ne qytetet e tyre. Keto trajnime ofruan konceptet e menaxhimit dhe metodat qe pėrdoren per pėrgatitjen e buxhetit.
  • Pėrgatitjen e nje anketimi per 3 bashki dhe nje komune pėr tė percaktuar se si komuniteti e shikon ofrimin e shėrbimeve nga qeverisja vendore dhe ku ka me teper nevoje pėr pėrmirėsim.
  • Zbatimin e anketimit.
  • Hedhjen e te dhenave dhe analizimin e anketimit per cdo njėsi te qeverisjes vendore.
  • Paraqitjen e rezultateve ne cdo njėsi tė qeverisjes vendore.


Grupi tjeter i aktiviteteve pėrfshin:

  • Ofrimin e rekomandimeve per Ujėsjellėsin e Librazhdit nė mėnyrė qė te identifikoje dhe analizoje mundėsitė e ndryshme qe ekzistojne per ndarjen apo delegimin e pronesise se prones se ujėsjellėsit ekzistues.
  • Analizimin e cėshtjeve financiare kryesore qė kanė tė bėjnė me sistemin dhe vecanerisht implikimet e buxhetit per detyrimet e mbledhura dhe mirembajtjen e ujėsjellėsit dhe nevoja per vazhdimėsine e operimeve, ne qofte se ekziston ndonje, pėr tė prezantuar se si do te shperndahen keto pėrgjegjėsi dhe financa midis qeverise vendore dhe qendrore.