English
Indeks Pershtypje Kontakto
Projekte»Buxhetimi me pjesemarrje
     

Buxhetimi me Pjesėmarrje nė Shqipėri

Banka Botėrore ne bashkėpunim me Institutin e Kerkimeve Urbane (IKU) dhe dy organizata te tjera shqiptare: NACSS dhe Co-Plan ka marrė iniciativen pėr tė ndihmuar ne zbatimin e aktiviteteve pilot qe kane per qėllim hartimin e menyrave per nje qeverisje sa me te mire dhe forcimin e pjesėmarrjes qytetare nė procesin e qeverisjes nė Shqipėri...



Kontrata me: Bankėn Botėrore

Koha e realizimit:

Data e fillimit: 20 Prill 2005  Data e pėrfundimit: Prill 2006

Projekti Pilot i Buxhetimit me Pjesėmarrje (PPBP) nė Shqipėri u hartua me objektivin pėr tė pėrmirėsuar qeverisjen vendore dhe pėrgjegjėsite nė Shqipėri duke:

  • ngritur aftėsitė drejtuese tė zyrtareve te qeverisjes vendore e tė shoqėrise civile per t’u angazhuar ne kėshillime qe jane te fokusuara dhe me objektiva te orientuar drejt zgjidhjes se problemeve komunitare dhe
  • ne baza pilot te prezantoje mekanizmat afatshkurter dhe afatgjate per institucionalizimin e zerit te qytetarėve ne proceset e vendimmarrjes. Objektivi afatgjate ėshtė te krijoje mundėsi per pėrfshirje sociale ne vendimmarrjet publike.


Aktiviteti i PPBP teston mekanizma qe kane per qėllim rritjen e pjesėmarrjes qytetare ne vendimmarrje nė procesin e buxhetimit lokal nė Shqipėri. Rezultati qe kerkon te arrije metoda e buxhetimit me pjesėmarrje ėshtė t’u siguroje qytetarėve mundėsine pėr tė marre pjese nė procesin e vendimmarrjes gjate planifikimit financiar te qeverisjes vendore dhe te testoje mekanizmat qe rritin kete pjesėmarrje.

Perfaqesues nga Ministria e Qeverisjes Vendore dhe Decentralizimit (MPVD), Ministria e Financave (MF), Shoqata e Bashkive Shqiptare, Shoqata e Komunave Shqiptare, personeli i Bankes Botėrore dhe OJF te tjera moren pjese nė Procesin e Buxhetimit me Pjesėmarrje (PBP) nepermjet nje komiteti drejtues qe u krijua pėr tė monitoruar dhe pėr tė perhapur mesimet e nxjerra nga keto aktivitete. Projekti Pilot u implementua ne bashkėpunim me tri OJF lokale. Instituti i Kėrkimeve Urbane (IKU) po menaxhon nė pėrgjithėsi procesin dhe po harton te gjithe komponentet kryesore per te tre njesite vendore te Kasharit, Baldushkut dhe Prrenjasit. IKU ka pasur nje eksperience te vazhdueshme ne lehtesimin e dialogut midis qytetarėve dhe qeverise vendore nė Shqipėri.

PBP u nda ne dy faza: 1) Hartimi I buxhetit nepermjet bashkepunimit Qytetar – Qeveri Vendore, dhe, 2) Monitorimi i Buxhetit nga Qytetaret dhe dhenia e informacionit nga ana e qeverise vendore per shpenzimet ne buxhet. PBP hyri ne fazen e dyte - monitorimi i Buxhetit nga Qytetaret dhe dhenia e informacionit nga ana e qeverise vendore per shpenzimet ne buxhet – gjate periudhes Shkurt – Qershor 2005. Para fillimit te fazes se dyte konsulentet e IKU-it organizuan nje sere aktivitetesh ne menyre qe te rrisnin kapacitet lokale, rishikuan dhe permiresuan materialet e trajnimeve qe ishin hartuar gjate fazes se pare te PBP. Nderkohe po hartohet dhe nje manual ne shqip per zbatimin e buxhetimit me pjesemarrje ne Shqiperi dhe dy bashkite dhe dy komunat po zbatojne buxhetimin me pjesemarrje per vitin 2006.

Monitorimi I Zbatimit te Buxhetit dhe Puneve Publike te Zgjedhura si prioritet ne buxhetin e vitit 2005 ne Prrenjas, Kashar dhe Baldushk

Ne baze te aktiviteteve te percaktuar per fazen e monitorimit, grupi I monitorimit: (i) mori pjese ne proceduren e prokurimit, (ii) monitoroi dy here zbatimin e projekteve te infrastruktures / puneve publike, dhe (iii) beri vleresimin ne fund te projektit (dorezimi i puneve publike). Per cdo aktivitet grupi i monitorimit perpiloi nje raport. Gjate kesaj faze IKU u fokusua me shume ne dhenien e asistences se nevojshme gjate perzgjedhjes se delegateve qe do te monitoronin projektet per infrastrukturen/punet publike ne tre qeverite vendore duke punuar ngushte me grupet qytetare dhe supervizoret, per te siguruar cilesine e pritshme te puneve publike si dhe asistimin ne procedurat e dorezimit.

Si rezultat I pjesemarrjes active te grupit te monitorimit ne Kashar, fondet  per nje nga investimet (rikonstruksioni I rruges Mezez – Fushe) u ulen me 1.453.000 leke (14. 530 US$). Kjo tregon eficencen e manaxhimit te fondeve publike kur kemi nje process transparent per prokIKUmet. Kjo eshte e rendesishme qe te permendet nese marim ne konsiderate qe rikonstruksioni i qendres shendetsore ne Baldushk kushton vetem 1.500.000 leke (15.000US$).