English
Indeks Pershtypje Kontakto
Projekte»Burimet Natyrore, Energjitike dhe Ambientale
     

Projekti pėr Sistemin e Integruar tė Monitorimit dhe Vlerėsimit tė PZHBN

Projekti pėr Zhvillimin e Burimeve Natyrore mbėshtetur nga Qeveria Shqiptare dhe financuar nga Banka Botėrore, GEF dhe SIDA, ka pėr qėllim tė zhvillojė menaxhimin e burimeve natyrore tė bazuar nė komunitet nė rreth 218 komuna nė tokat e larta dhe malore tė ekspozuara ndaj erozionit, qė do ēojė nė rritjen e prodhimtarisė dhe tė ardhurave nga menaxhimi i qėndrueshėm i burimeve, uljen e degradimit tė tokės, pėrmirėsimin e menaxhimit tė ujit, mbrojtjen e biodiversitetit, dhe fuqizimin e menaxhimit tė kėtyre burimeve nga sektori publik. Projekti pėrbėhet nga disa komponentė kryesorė dhe objektiva e tregues tė pėrcaktuar, tė cilat do tė realizohen nė vite pėrpos burimeve dhe aktiviteteve tė programuara.

 

Qeveria Shqiptare pėr njė periudhė 5 vjeēare do tė realizojė Projektin pėr Zhvillimin e Burimeve Natyrore financuar nga Banka Botėrore, GEF dhe SIDA.


Projekti ka pėr qėllim tė zhvillojė menaxhimin e burimeve natyrore tė bazuar nė komunitet nė rreth 218 komuna nė tokat e larta dhe malore tė ekspozuara ndaj erozionit, qė do ēojė nė rritjen e prodhimtarisė dhe tė ardhurave nga menaxhimi i qėndrueshėm i burimeve, uljen e degradimit tė tokės, pėrmirėsimin e menaxhimit tė ujit, mbrojtjen e biodiversitetit, dhe fuqizimin e menaxhimit tė kėtyre burimeve nga sektori publik.


Projekti pėrbėhet nga tre komponentė kryesorė:

 

  • Komponenti A - Menaxhimi dhe qeverisja e pėrmirėsuar e pyjeve dhe e kullotave;
  • Komponenti B - Menaxhimi dhe Qeverisja e Pėrmirėsuar e Pellgjeve Ujėmbledhėse;
  • Komponenti C - Aktivitete pėr krijijimin e njė sistemi funksional pėr monitorimin dhe vlerėsimin e sasisė, cilėsisė dhe qėndrueshmėrisė sė arritjeve tė projektit.


Nė funksion tė kėtyre komponentėve, PZHBN ka formuluar disa objektiva tė cilat do tė realizohen nė vite pėrpos burimeve dhe aktiviteteve tė programuara:

  1. Tė krijojė ose vazhdojė menaxhimin e bazuar nė komunitet tė burimeve natyrore nė rreth 218 komuna nė tokat e larta dhe malore tė ekspozuara ndaj erozionit.
  2. Rritjen e produktivitetit nėpėrmjet menaxhimit tė qėndrueshėm tė burimeve.
  3. Rritjen e tė ardhurave nėpėrmjet menaxhimit tė qėndrueshėm tė burimeve.
  4. Reduktimin e  degradimit tė tokės.
  5. Pėrmirėsimin e menaxhimit tė ujit.
  6. Mbrojtjen e biodiversitetit.
  7. Fuqizimin e menaxhimit tė burimeve nga sektori publik.
  8. Menaxhimin e qėndrueshėm tė pyjeve, kullotave dhe burimeve tė tjera natyrore.
  9. Koordinimin dhe menaxhimin efektiv dhe efiēient tė projektit.