Rreth Nesh

Kreu Rreth Nesh
Misioni
Instituti i Kërkimeve Urbane (URI) analizon problemet socio-ekonomike të vendit dhe politikat qendrore e vendore që hartohen për zgjidhjen e tyre. Misioni i URI-t në këtë sipërmarrje është rritja e ndërgjegjësimit të shoqërisë dhe zhvillimi i të menduarit kritik mbi këto probleme dhe ndikimin e politikave qeveritare, me qëllimin përfundimtar përmirësimin e cilësisë së vendim-marrjes dhe zbatimit në nivelin e qeverisjes qendrore e vendore.
Organizimi

URI është një organizatë jo-fitimprurëse dhe jo-qeveritare e krijuar nga një grup ekspertësh të pavarur me Vendim të Gjykatës së Tiranës në 28 maj 1999. Këshilli më i lartë vendim-marrës është Bordi Drejtues, i përfaqësuar nga Drejtori Ekzekutiv, i zgjedhur nga ky Bord. Struktura organizative përbëhet nga tre departamente kryesore: (I) Zhvillimi; (II) Kërkimi dhe (III) Financa dhe Administrimi.

Filozofia bazë e punës tek URI është decentralizimi i detyrave, kompetenca dhe përgjegjshmëria e grupit të ekspertëve.

Grupi i ekspertëve përgatit projekt-propozime, kryen punë kërkimore, zhvillon analiza dhe parashtron zgjidhje. Në varësi të kërkesave specifike të klientit dhe shërbimit të kërkuar, URI punon gjithashtu me ekspertë me kohë të pjesshme.

Zyra e URI-t gjendet në afërsi të qendrës së qytetit të Tiranës, ndërsa lidhje me institucione, ekspertë e koordinatorë vendorë janë të vendosura thuajse në të gjithë vendin. Zyra përmban pajisjet e nevojshme për të lehtësuar veprimtarinë e saj.

Fusha e veprimit

Instituti i Kërkimeve Urbane vepron në fushat e mëposhtme:

  • Mjedisi dhe burimet natyrore e kulturore;
  • Menaxhimi i shërbimeve publike;
  • Strehimi dhe zhvillimi i tokës e infrastrukturës;
  • Financat dhe buxheti i qeverisë vendore;
  • Zhvillim urban dhe rajonal;
  • Decentralizim dhe administrim publik.
Puna kërkimore

Politikat publike janë më cilësore nëse hartohen në bazë të dhënash të sakta. Për këtë arsye, URI zhvillon analiza socio-ekonomike të mbështetura në të dhëna zyrtare nga institucione shtetërore, ose dhëna të mbledhura nëpërmjet anketimeve të kryera nga vetë URI në terren.

URI nuk mban qëndrime të njëanshme në lidhje me çështjet socio-ekonomike që ajo analizon; grupi i ekspertëve përbëhet nga profesionistë të pavarur të fushës përkatëse që japin mendime dhe rekomandime të cilat janë rezultat i punës kërkimore.

Puna kërkimore e URI-t frymëzon integritet, profesionalizëm dhe respekt në mjedisin e institucioneve dhe organizatave me të cilat ajo bashkëvepron, duke sjellë risi e nxitur debat cilësor, ku mirëpriten pikëpamjet e ndryshme.

Referenca

IKU është një nga organizatat e para në Shqipëri me përvojë në mbështetjen e institucioneve qëndrore dhe vendore për një gamë të gjerë çështjesh të zhvillimit të qendrueshëm. Trajtimi i problematikave mjedisore dhe veçanërisht lidhur me menaxhimin  e mbetjeve ka ndihmuar në gjetjen e zgjidhjeve alternative dhe të qëndrueshme për komunitetet në bashki të ndryshme të vendit tonë.

Mihallaq Qirjo

Në këto 10 vite kam pasur rastin të njoh punën e stafit, profesionist të dedikuar e me qëndrime të drejtpërdrejta, që janë dhe sot pjesëmarrës aktiv në procese të rëndësishme të vendit, siç është reforma administrative-territoriale dhe hartimi i Strategjisë së Decentralizimit. 2014

Bledar ÇuçiMinistër për Çështjet Vendore

IKU si një bashkëpunëtor dhe konsulent produktiv, karakterizohet nga një profesionalizëm dhe korrektësi në përgatitjen dhe dorëzimin e produkteve përfundimtare. 2014

Viktor TushaKryetar Bashkia Lezhë

Domethënës është fakti që, pavarësisht vështirësive të hasura nga dimensioni i projektit, “ArTVision. A live art Channel”, dhe numrit të lartë të partnerëve ndërkombëtarë, mirë menaxhimi nga URI i komponentëve të projektit dhe kontaktet e tyre të vazhdueshme me Autoritetet Mbikëqyrëse bënë të mundur arritjen e një niveli realizimi final në masën 98% për pjesën e Ministrisë së Kulturës, që përbën një histori suksesi për projekte me financime të ngjashme. 2016

Mirela KumbaroMinistre e Kulturës

IKU është gjithashtu pjesë e Këshillit Kombëtar i Integrimit Europian në Shqipëri.