Fuqizimi i kontributit të sektorit të shoqërisë civile në negociatat për anëtarësimin në BE për Kapitullin 27

Rrugëtimi i Shqipërisë në procesin e integrimit evropian ka qenë dhe mbetet i gjatë në kohë dhe përpjekje. Ai ka filluar me aplikimin për anëtarësimin në BE në 28 Prill 2009. Dialogu i vazhdueshëm politik dhe ekonomik midis BE-së dhe Shqipërisë ka vazhduar përmes strukturave përkatëse në bazë të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit e cila u nënshkrua në Prill të vitit 2009. Këshilli Evropian i dha Shqipërisë statusin e vendit kandidat në qershor 2014.

Grupimi GREEN27+, i cili përmbledh rreth 20 organizata mjedisore në mbarë vendin që kanë shprehur vullnetin dhe dëshirën për të qenë të përfshirë ne proceset dhe negociatat e vendit tonë me BE për Kapitullin 27: Mjedisi. I iniciuar nga Qendra Burimore e Mjedisit në Shqipëri (REC Albania) si organizatë drejtuese dhe Qendra Mjedisore për Zhvillim, Edukim dhe Rrjetëzim (EDEN), Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri (INCA) dhe Instituti i Kërkimeve Urbane (URI), me mbështetjen financiare dhe në bashkëpunim me Programin SANE 27 janë përfshirë në zhvillimin e një programi mbështetjeje dhe rritje të kapaciteteve për shoqërinë civile, i cili synon mbështetjen e procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE duke nxitur dialogun midis institucioneve qeveritare dhe OJQ-ve mbi legjislacionin mjedisor.

 

Kliko për më shumë informacion

 

Related Posts