Studim Fizibiliteti mbi Stehimin Social, Bashkia Tiranë”.

Në Shqipëri ekziston perceptimi se sistemi tradicional i ndihmës ekonomike nuk arrin të përballoj sfidat e ndryshme socio-ekonomike të cilat po krijojnë lloje të reja të grupeve vulnerabël të karakterizuara nga papunësia masive dhe kushte të pasigurta të punës për ata që janë të përfshirë në tregun e punës. Të pastrehët në Shqipëri janë të shumtë: çifte të reja në pamundësi për të përballuar kostot e ndërtimit të një shtëpie në kryeqytet, viktima të keqtrajtimit në mungesë të një vendi të sigurtë, emigrant të kthyer në mungesë të kushteve alternative të banimit, disa familje që jetojnë në një ndërtesë të vetme, pjesëtar të komunitetit Rom dhe Egjiptian, etj. Për këtë arsye, nevojitet rivlerësimi i skemave tradicionale të banesave sociale, sigurimi dhe menaxhimi i banesave, përfshirja e detyrave më të gjera dhe komplekse, shërbime sociale për të përballuar nevojat sociale si dhe një përfshirje më e madhe në komunitetet lokale.

Kliko për më shumë informacion

Related Posts