Shërbime Komunale të Qëndrueshme (Menaxhimi i Mbetjeve të Ngurta)

Në kuadër të këtij projekti, IKU do të ndërtojë një sistem të integruar të menaxhimit të mbetjeve të ngurta në disa komuna, parashikuar të kalojë në disa faza (në terma afatmesëm-afatgjatë) për të mbulur të gjithë territorin e Kosovës në përputhje me Planin lokal/kombëtar të Menaxhimit të Mbetjeve si dhe në përputhje me synimet e riciklimit sipas EU (2020/2025). Përpjekjet pilote do të kombinojnë zbatimin e përqasjeve të ndryshme si dhe të mundësojnë bazat për të shtrirë më tejë ndarjen në burim si dhe sistemin e mbledhjes së diferencuar në komunat e Kosovës. Nga ana tjetër përpkekjet pilote do të shërbejnë si bazë mësimore për të mësuar mbi planifikimin dhe zbatimin e përqasjeve të njëjta në komunat e përfshira në projekt të cilat mbulojnë të gjithë territorin e Kosovës.

Kliko për më shumë informacion

Related Posts