“Rigjallërimi i jetës sociale dhe kulturore të të rinjëve dhe qytetarëve në Skrapar dhe ndërtimi i një Qendre Ditore për Shërbime Shëndetësore dhe Ushqimi në Bulqizë”

Projekti i adresohet të rinjëve dhe komunitetit të gjerë në qytetet e Bulqizës dhe Çorovodës. Të lokalizuara respektivisht në veri dhe jug të Shqipërisë, këto realitete kanë një mjedis të ngjashëm mjedisor, social dhe ekonomik: nivel i ulët ekonomik i popullsisë, normë e lartë e papunsisë dhe nivel i ulët i investimeve publike. Krizat e fundit ekonomike në vende si Grqeia dhe Italia, si dhe reduktimi progresiv i reminitancave, ka privuar shumë familje në vend në burime të pakta të jetesës. Norma e papunësisë, vetëm në Bulqizë arrin në 46% të popullsisë totale. Niveli më i lartë i papunësisë arrin në rradhët e të rinjëve, me një normë 80% të totalit të të papunëve. Profesionistët dhe të rinjtë janë larguar nga zona e bashkisë në mënyrë progresive, duke emigruar jashtë, apo duke zgjedhur një destinacion të brendshëm, në shumicën e rasteve Tirana.

Kliko për më shumë informacion

Related Posts