Projekti për Forcimin e Rrjeteve Rinore për Rritjen e Pjesëmarrjes në Hartimin dhe Zbatimin e Politikave Rinore

Në kuadër të mbështetjes dhe angazhimit të organizatave dhe grupeve rinore në proceset vendim marrëse, Ministria e Kultures, Turizmit, Rinisë dhe Sporteve, me mbështetjen e organizatës UNICEF, hartoi dhe organizoi një set trajnimesh 2 ditore në qytetet Tiranë, Durrës dhe Elbasan. Ekspertët e Institutit për Kerkime Urbane hartuan dhe zbatuan konceptet themelore të angazhimit të komponentit rinor në proceset vendim marrëse si: 1. Aftësimin e organizatave rinore për përmbushjen e misionit të tyre; 2. Funksionimin e organizatat rinore si përfaqësues të grupeve që përfaqësojnë; 3. Pajisjen e drejtuesve të organizatave rinore me aftësi specifike në fushën e Lidershipit dhe te Shkrimit te Projekteve.

Kliko për më shumë informacion

Related Posts