Plani Strategjik për Zhvillimin e Turizimit të Komunës Qendër Qarku Vlorë

Në janarë 2009 komuna Qendër u angazhua në procesin e hartimit të Planit Strategjik për Zhvillimin e Turzimit me qëllim që të përcaktonte një vizion të qartë për të ardhmen e komunës – dhe të planifikojë hapat e veprimit dhe burimet e nevojshme për të arritur këtë vizion. Hartimi i Planit Strategjik të Zhvillimit të Turizmit u realizua në një proces të hapur dhe transparent duke përfshirë stafin e komunës, perfaqesues nga keshilli i komunës, kryetarë fshatrash, grupe fokusimi të aktorëve të interesit, përfaqesues nga komuniteti i biznesit, qytetarë, specialistë të fushave të ndryshme, arkeologë, urbanistë, historianë, perfaqesues nga Qarku Vlore. Hartimi i PSZHT u financua nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit (FZHSH) në kuadër të Projektit Punët në Komunitet III dhe është zbatuar nga Instituti i Kërkimeve Urbane në Tiranë. Për komunën Qendër filozofija udheheqëse në këtë inciativë është adaptimi i metodës së zhvillimit të qëndrueshëm të turizimit duke pasur në vëmëndje mbrojtjen e mjedisit.

Lexo më shumë

March 11, 2017