Një perlë natyrore brenda një qyteti: Parku Bukit Nanas (Bukit Nanas Forest Reserve – BNFR)

I themeluar që në fillim të viteve 1900, Parku Bukit Nanas është më i vjetri i llojit të tij në Malajzi, duke ofruar një biodiversitet të pasur në mes të një prej qendrave urbane më të mëdha Kuala Lumpur.  Pavarësisht reduktimit të territorit të tij nga 17.5 në 9.37 ha, një grup studiuesish kanë vënë në dukje se Parku Bukit Nanas vazhdon të ketë një biodiversitet të larmishëm.

Gjatë një studimi të zhvilluar nga prilli 2015 deri në maj 2016, studiuesit regjistruan një total prej 425 bimësh në territorin e BNFR, nga të cilat 159 ishin lloje të reja të pa regjistruara më parë. Por, në krahasim me regjistrimet e realizuara në 1901, ku numëroheshin 499 lloje bimësh, numri i tyre është reduktuar.

“BNFR vazhdon të mbetet një park me një strukturë të mirë dhe shumëllojshmëri speciesh të ndryshme. Megjithatë, humbjet e disa specieve endemike, rrit shqetësimin mbi të ardhmen e këtij parku dhe bën thirrje për marrjen e masave për ruajtjen e tij”.

Ndërkohë në Shqipëri, sipas një studimi[1] të 2015 me fokus mjedisin, të realizuar në qytetet Tiranë, Durrës, Sarandë, Krujë, Përmet, Librazhd dhe Fier, 51% e qytetarëve të anketuar (ku Kruja ka shifrat 94%) kanë evidentuar si problem mungesën e hapësirave të gjelbra.

Ajo që vihet re sot është një raport mjaft i ulët ndërmjet individëve dhe sipërfaqeve të gjelbra. Është e nevojshme që standardet europiane mbi hapësirat e gjelbra të respektohen, pasi në këtë mënyrë po ndikohet cilësia e jetës së qytetarëve.

Burim:  https://www.sciencedaily.com/releases/2017/08/170831140552.htm

[1]http://togetherforlife.org.al/home/sq/mjedisi-dhe-qytetaret-together-for-life-dhe-ecim-publikojne-rezultatet-e-anketave/

Related Posts