Mbështetje e Bashkive Kukës dhe Shijak në hartimin e Paketës Fiskale, Buxhetit vjetor dhe PBA-së

Qëllimi i këtij projekti është forcimi i kapaciteteve të NJQV-ve përzgjedhura në menaxhimin e financave publike, ndërkohë që janë mbështetur edhe në planifikimin strategjik. Gjithashtu, projekti synon të ndihmojë NjQV-të në hartimin e programit buxhetor afatmesëm si dhe në përgatitjen e buxhetit vjetor dhe paketës fiskale, duke u mbështetur në dokumentet e tyre të planifikimit strategjik. Gjatë hartimit të PBA-së, qeveritë vendore duhet të arrijnë objektivat e tyre strategjike duke harmonizuar politikat me burimet e tyre financiare të disponueshme, jo vetëm për vitin e ardhshëm, por në afat të mesëm. Procesi i përgatitjes së buxhetit do të integrojë prioritetet strategjike të Planit Strategjik të Zhvillimit të bashkive Kukës dhe Shijak.

Kliko për më shumë informacion

Related Posts