Instituti i Kërkimeve Urbane ju fton të merrni pjesë në konferencën finale të projektit: Përmirësimi i ofrimit të shërbimeve mjedisore nëpërmjet ‘Teknikave me Vëzhgues të Trajnuar’, pjesë e programit SENiOR-II, i drejtuar nga Qendra Rajonale e Mjedisit (REC) Shqipëri, zbatuar nga Rrjeti për Shërbimet Mjedisore dhe financuar nga Qeveria Suedeze.
Në këtë projekt Rrjeti për Shërbimet Mjedisore ka kryer një proces monitorimi dhe vlerësimi të dy shërbimeve publike të përzgjedhura në 6 bashki të vendit, Durrës, Krujë, Elbasan, Pogradec, Vlorë dhe Gjirokastër, duke zbatuar teknikën inovative të Vëzhguesve të Trajnuar, e cila nxit pjesëmarrjen qytetare në vendimmarrjen vendore dhe përmirësimin e ofrimit të shërbimeve publike.
Shërbimet e monitoruara dhe vlerësuara janë:
- Mbledhja, largimi dhe trajtimi i mbetjeve të ngurta dhe shtëpiake;
- Mirëmbajtja e parqeve, kopshteve dhe hapësirave të gjelbra publike.
60 qytetarë të trajnuar, kanë identifikuar nëpërmjet, teknikës së Vëzhguesve të Trajnuar, mangësi të dy shërbimeve në secilën bashki; qytetarët kanë paraqitur pranë administratës së bashkive gjetjet e tyre në formën e kërkesave buxhetore të Programit Buxhetor Afatmesëm 2019-2021. Gjithashtu është dakordësuar që këto gjetje të diskutohen në mbledhjen e ardhshme të këshillit bashkiak përkatës.
Gjatë konferencës ju do të keni mundësi të njiheni më mirë me këtë teknikë inovative si dhe të shkëmbeni mendime dhe ide me vëzhguesit e trajnuar.